Çmendet moti. Pas temperaturave të larta të dy ditëve të fundit, moti do të ndryshojë përsëri, madje duke filluar nga pasditja e sotme. Sipas parashikimeve të IGJEUM-it, nga pasditja e së dielës dhe në ditët në vijim, i gjithë territori i vendit do të përfshihet nga reshjet, që do të ndikojnë në rritjen e prurjeve në lumenj, veçanërisht Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe jo nga reshjet e pritshme. Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik nga përmbytjet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
Temperaturat
(e diel, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 / 18 °C, në vendet e ulëta: 6 / 18 °C, në vendet malore: 4 / 15 °C.
ERA/ Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat e larta malore.











