Vangjel Tavo po luan çdo gur për ta paraqitur situatën në qarkun Gjirokastër me incidente ditën e zgjedhjeve në funksion të alibisë së tij për humbjen. Burime të Argjirolajm.net thonë se Tavo ka kontaktuar vetë gazetarët duke iu servirur një video të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi teksa po ecte në trotuar në Memaliaj. Sipas Tavos kjo përbën incident prandaj është investuar në të gjitha redaksitë që ky lajm të përhapet. Në fakt ngjarja që paraqitet si incident nuk është aspak e tillë. Çuçi ka qenë në Memaliaj siç ishte në çdo bashki tjetër të qarkut ku kandidon për deputet, por njëkohësisht është edhe në postin e Ministrit të Brendshëm. Tavo thjesht kërkon tension njësoj si Ilir Meta për alibinë e humbjes së zgjedhjeve. ©argjiroja.net