• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

ÇMENDURI SHQIPTARE/ Sherr për shezllonët mes dy bizneseve në Velipojë, 4 viktima dhe 2 të plagosur

27/06/2021
ÇMENDURI SHQIPTARE/ Sherr për shezllonët mes dy bizneseve në Velipojë, 4 viktima dhe 2 të plagosur

Një konflikt i çastit për shezllonët e plazhit në Velipojë është kthyer në një tragjedi të vërtetë në orët e para të së dielës së 27 qershorit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 sipas policisë në fshatin Pulaj të Velipojë. Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” është konfliktuar me pronarët e hotel “Gocaj” për shezllonët në plazhin e Velipojës.

Si pasojë ka mbetur i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlloneve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj. Nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Frracakut bashkë me një tjetër person. Si autorë të dyshuar janë shtetasit Hysen Ferracaku dhe Elimilind Dyli 17 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe drejtuesit më të lartë të policisë ku në një dekaratë Drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj deklaroi : “Në ngjarje janë përfshirë më shumë se sa një armë, nga personat e konfliktuar. Një armë pistoletë e kemi sekuestruar si provë materiale. Janë sekuestruar një numër pamjesh nga kamerat e sigurisë. Shumë shpejt do ketë persona të shpallur në kërkim dhe të arrestuar”.

Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, 31-vjeçairt i cili u gjet i vrarë më 1 shtator 2018 në zonën e Livadhes në periferi të Shkodrës.

Si u vra Arjan Ferracaku?

Në datën 1 shtator 2018, rreth orës 13.50, Arjan Ferracaku po kalëronte i shoqëruar nga disa miq të tij. Tre persona të armatosur, po i prisnin ata të fshehur pas shkurreve.

Papritur në drejtim të Ferracakut qëllohet me breshëri. Pas disa metrash, ai rrëzohet i vdekur, po ashtu, edhe kali i tij mori disa plumba.

Autorët u afruan pranë trupit të pajetë, dhe për të qenë të sigurt në këtë vrasje, e qëlluan sërish në kokë dhe në gjoks.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.

Related Posts

Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori
Kryesore

Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori

13/11/2026
Apeli e dënoi me 7.4 vjet burg, Oltion Bistri nuk gjendet në banesë
Kryesore

Apeli e dënoi me 7.4 vjet burg, Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

13/11/2026
Shqipëria fiton pastër ndaj Finlandës, merr kreun e grupit
Kryesore

Shqipëria fiton pastër ndaj Finlandës, merr kreun e grupit

13/11/2026
Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori

Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori

13/11/2026
Apeli e dënoi me 7.4 vjet burg, Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Apeli e dënoi me 7.4 vjet burg, Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al