• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çmenduria e 1997: Si e bashkuan fshatarët e Gjirokastrës, Shqipërinë me Greqinë

20/06/2020
Çmenduria e 1997: Si e bashkuan fshatarët e Gjirokastrës, Shqipërinë me Greqinë

Nga Nevila Dervishi

Viti 1997 do të mbetet në historinë e Shqipërisë ndër më të zinjtë. Shteti ra për shkak të shembjes së skemave mashtruese financiere dhe sigurisht edhe për shkak të keqqeverisjes.

Sidomos në jug dhe në Shqipërinë e Mesme, aty ku shteti për disa muaj me radhë nuk pati asnjë strukturë funksionale, u shënuan ngjarje nga më antinjerëzoret, u realizuan çmenduri nga më të pabesueshmet.

U hapën forcërisht depot e armëve, u armatos kush të mundej, i madh e i vogël, sidomos elementi kriminal, që shpejt u bë pushteti i vetëm në këto zona.

Për rrjedhojë vrasjet e masakrat ishin nga më banalet deri te më monstruozet.

Krimi ndaj jetës dhe pronës mori përmasa mbarëkombëtare dhe hapi plagë, të cilat nuk do të mbylleshin as me kalimin e dekadave.

Pikërisht gjatë kësaj periudhe, gjatë pak muajve pa shtet, shkurt-gusht 1997, shqiptarët do të bëheshin dëshmitarë të ngjarjeve nga më ekstremet.

Do të shihnin një Shqipëri në prag të luftës civile, do të shihnin ca politikanë, që për të ardhur në pushtet, do i vinin flakën vendit nga njëra anë dhe ca të tjerë, që për të mbajtur kolltukët e pushtetit, do ja fusnin nga ana tjetër.

Do të shihnin një migrim të brendshëm, sidomos nga jugu e Shqipëria e Mesme, të mijëra familjeve, që shkonin drejt Tiranës apo Durrësit, vetëm me qëllim që të siguronin mbijetesën fizike të fëmijëve dhe anëtarëve të tjerë të pambrojtur.

Do të shihnin aq shumë padrejtësi, krim e gjak, sikur të zhvillohej një luftë.

Pikërisht përmes kësaj papërgjegjshmërie totale do të realizoheshin ngjarjet që nuk besohen.

Një e tillë ka ndodhur në fund të muajit qershor 1997 dhe në fillim të korrikut, në fshatin kufitar Sopik të Gjirokastrës.

Banorët, me duket të bindur se shteti u shkatërrua përfundimisht, nxitojnë të shembin kufirin me Greqinë, që ishte vetëm 600 metër larg dhe praktikisht të bashkojnë dy shtetet.

Ngjarja, e mbetur pothuaj e panjohur, është raportuar në Tiranë dhe fiksuar në komunikatën e policisë, të datës 4 korrik 1997, me këtë përmbajtje:

Dokumenti:

Në Gjirokastër.

Prej datës 27.06.’97 deri në datën 03.04.’97 në sektorin e postës së policisë kufitare në Sopik, nga fshatarët e këtij fshati është hapur një rrugë automjetesh nga fshati deri në vijë të kufirit, ndërmjet piramidave 15 dhe 16, gjatësia e së cilës arrin në rreth 600 m.

Më dt. 03.07.’97 rreth orës 09:00, 3-4 shtetas civilë grekë me një buldozer kanë bërë bashkimin e rrugës në vijë të kufirit dhe, ashtu me buldozer, shtetasit grekë kanë shkuar në qendër të fshatit Sopik.

Me ndërhyrjen e forcave të policisë së Postës Kufitare Sopik, u bë i mundur kalimi i shtetasve grekë në territorin e tyre.

Fshatarët e Sopikut pretendojnë se kjo rrugë është hapur me lejen e Kryetarit të Këshillit të Rrethit, Z. Jani Dako.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Probleme ligjore për Wiz Khalifa, rrezikon të dënohet me burg në Rumani

Probleme ligjore për Wiz Khalifa, rrezikon të dënohet me burg në Rumani

18/12/2025
Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al