Një bari nga fshati Xarë i Sarandë, Arqile Mane, 57 vjeç, u arrestua ga Policia e Vlorës. Ai futi nga Greqia në Shqipëri, por jo përmes Doganës, 121 krerë bagëti të imta. Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare njoftoi se arrestimi i këtij shtetasi u bë se ka kaluar kontrabandë nga shteti grek, në Mursi të Sarandës, nëpërmjet kufirit të gjelbër, njëqind e njëzet e një krerë bagëti të imta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.
©ArgjiroLajm.net









