Mjeku Ilirjan Draçi, drejtor i poliklinikës së specialiteteve nr.1 në Tiranë, ka humbur jetën nga COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se “Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv”.
Ministrja thekson se “do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë”.
“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me radhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1. Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë. U prehsh në paqe dr. Draci. Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë bashkë”, shprehet ministrja.