• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ç’po ndodh/ Deri tani 10 viktima dhe 151 të zhdukur nga shembja e pallatit në Miami

28/06/2021
Ç’po ndodh/ Deri tani 10 viktima dhe 151 të zhdukur nga shembja e pallatit në Miami

Ekipet e shpëtimit vazhduan të gërmojnë në rrënoja për të pestë ditë të hënën duke shpresuar ende se mund të gjejnë të mbijetuar në ndërtesën e shembur në qytezën Sërfsajd të Majamit. Anëtarët e familjeve vazhdojnë të kenë shpresë edhe pse askush nuk është nxjerrë i gjallë që pas shkatërrimit të strukturës.

Numri i të vdekurve arriti në dhjetë të hënën. Por më shumë se 150 njerëz janë ende të zhdukur.
Ekipe nga Izraeli dhe Meksika kanë shkuar për të mbështetur operacionet e shpëtimit – me gjashtë deri në tetë skuadra që punojnë aty në çdo orë.
Familjet e të zhdukurve vizituan vendin e ngjarjes me autobusë të dielën nga ku mund të shihnin ekipet e shpëtimit duke punuar: zjarrfikës, qen me erë dhe ekspertë kërkimi që përdorin radarë dhe pajisje hidrolokatore.
Dhjetra njerëz mbeten të zhdukur dhe kryebashkiakja e Majami-Dejd, Daniella Levine Cava tha në një konferencë shtypi se autoritetet tani po zhvillojnë biseda të sinqerta me anëtarët e familjeve që ende kanë shpresë për të dashurit e tyre. Të dielën, kryebashkiaku i qytezës Sërfsajd, Charles Burkett u përpoq të mbante gjallë shpresat ndërsa foli për programin “This Week” të rrjetit ABC.
“Jemi duke punuar 24 orë në ditë. Pa pushim. E vetmja gjë që mendojmë është shpresa për të tërhequr anëtarët e familjeve të tyre gjallë nga ato rrënoja. Kjo është ajo që po bëjmë, dhe nuk do të ndalemi. Jo sot. Jo nesër Jo pasnesër. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë derisa të gjithë të gjenden”, tha kryetari i bashkisë Charles Burkett.
Ekipet e shpëtimit janë penguar nga zjarret që digjen në vendin e ngjarjes. Disa kanë kritikuar ritmin e përpjekjeve të shpëtimit.
Jashtë rrënojave, në një memorial të improvizuar, janë emrat dhe fotografitë e atyre që ende nuk janë gjetur. Gjyshja e Mikel Noriegës është mes tyre.
“Kanë ditë që po kërkojnë, dhe me thënë të drejtën nuk dime çfarë mund të presim. Por mund t’u them se sigurisht shpresojmë shumë. Po e mbajmë shpresën gjallë. Besojmë se nuk është ky fundi”, thotë zoti Noriega.
Ndërkaq qyteti Sërfsajd publikoi dokumenta të vitit 2018 që tregojnë se ndërtesës i është kërkuar një riparim me kosto prej 9.1 milionë dollarë pasi një inspektim inxhinierik gjeti dëme të mëdha strukturore në pjesën e betonit poshtë pishinës së ndërtesës si dhe në disa pjesë të tjera.
Një ish banore e ndërtesës i tha radios NPR se zyrtarët i kishin siguruar ata se ndërtesa ishte e sigurtë.
“Zyrtarët e qytetit Surfside na thanë që ndërtesa nuk ishte në gjendje të keqe. Askush kurrë, kurrë, kurrë nuk na tha se ajo ndërtesë ishte në gjendje kaq të keqe. Askush”, dëgjohet të thotë Susanna Alvarez.
Tani po shtohen shqetësimet për një ndërtesë të ngjarshme apartamentesh aty pranë.
Kryetari i bashkisë së qytetit Sërfsajd Charles Burkett thotë se autoritetet po u bëjnë thirrje njerëzve të evakuohen – por jo me detyrim.
“Nuk e di në se do të ndjehesha rehat të qëndroja në atë godinë derisa të dija me siguri që është bërë një studim i imtësishëm për atë ndërtesë…”, tha zoti Burkett për programin This Week në rrjetin ABC.
Kryetarja e bashkisë së kontesë Majami-Dejd urdhëroi sot një kontroll të të gjitha ndërtesave mbi 40 vjeçare. KompleksChamplain Towers ishte ndërtuar në vitin 1981. /VOA

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Komiteti Ekzekutiv miraton rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare – Balkanweb.com – News24

Komiteti Ekzekutiv miraton rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare – Balkanweb.com – News24

23/07/2026
Juventus ndryshon strategjinë e merkatos, largohet pista Tibu Martinez, “ngec” rinovimi me Vlahoviç

Juventus ndryshon strategjinë e merkatos, largohet pista Tibu Martinez, “ngec” rinovimi me Vlahoviç

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al