• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ç’po ndodh me Gjirokastrën? Flet Mirela Kumbaro dhe Aleksandër Çipa (VIDEO)

20/03/2019
Ç’po ndodh me Gjirokastrën? Flet Mirela Kumbaro dhe Aleksandër Çipa (VIDEO)

Pamjet e shkuljes së kalldrëmit karakteristik të Gjirokastrës u përhapen me shpejtësi javën që kaloi në rrjetet sociale. Por si trajtohen qendrat historike të qyteteve tona, më konkretisht ajo e Gjirokastrës, si ruhen dhe administrohen ato? A duhet te kemi një qasje me te kujdesshme ndaj trashëgimisë kulturore?

Në studion e A2, për të folur për Gjirokastrën dhe jo vetëm, por edhe për situatën politike në pjesën e dytë të emisionit ishin Mirela Kumbaro, deputete e PS-së dhe ish ministre e Kulturës, dhe Aleksandër Çipa, gazetar dhe analist.

Sipas Kumbaros, në Gjirokastër po punohet me projekte të mëdha, që marrin parasysh kompleksitetin e qytetit të mbrojtur nga UNESCO. Sipas ish ministres, projektet nuk janë thjeshtë “fasadë”, si cilësohen nga opozita, por kanë sjellë një zhvillim të dukshëm, me fazën e parë të punimeve që ka jetësuar sërish godinat e Qafës së Pazarit, zemrës aktive të Gjirokastrës historike, godina që duke qenë “pronë privatë kanë marrë edhe një vlerë të humbur ndër vite”.
Ministria është e qartë dhe e vendosur kur thotë se faza e dytë, që përfshin heqjen e kalldrëmeve “është e nevojshme, trazon biznesin në përditshmërinë, por ama do të bëhet njëherë e mirë”, duke nënvizuar edhe faktin që pjesë e mirë e tyre daton jo më larg se vitet ’70.

Aleksandër Çipa vlerëson objektivat e projektit në fjalë, duke e cilësuar madje si “investimi më i madh për të ruajtur dinjitetin e pjesës aureolike të qytetit”, por nuk mund të fshehë ”tronditjen” ndaj pamjeve që ka përjetuar disa ditë më parë, dhe shtron pyetjen nëse ekziston mënyra e bllokimit total të atyre rrugëve deri në restaurim, sepse në gjendjen e sotme të punimeve “impakti mbi turistët e brendshëm dhe të jashtëm do të ishte tejet negativ”, dhe i padrejtë për bukurinë e qytetit.

Kumbaro i përgjigjet kësaj pamje duke thënë se “traumat e vogla mund të menaxhohen”, ashtu siç ka ndodhur në fazën e parë, kur dyqanet kanë bashkëjetuar për gati një vit me skelat e restaurimit, “falë një mirëkuptimi të ndërsjellë”. Për Kumbaron, trauma e vërtetë për zonën muzeale të qytetit është qarkullimi i automjeteve, dhe deklaron se Pazari “ nuk është bërë për makina, dhe duhet patjetër pedonalizuar”, si në çdo qytet të tillë në Evropë, dhe siç parashikon edhe plani që do të sjellë në ndërtimin e një bypass-i.

Por falë këtyre punimeve, ajo vëren se qendra dikur e heshtur gjatë natës, po fillon të popullohet “deri në orën 10-11 të natës”, dhe se rikthimi i identitetit muzeal do të lehtësojë edhe zvogëlimin e një problemi madhor që bashkon të dy të ftuarit: Shpopullimi i “qytetit të gurtë”./A2 cnn

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Leonora Jakupi reagon pas kritikave për analizat në Big Brother VIP Kosova

Leonora Jakupi reagon pas kritikave për analizat në Big Brother VIP Kosova

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al