• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

CR7 ndez Manchester United, për tifozët është si një Zot

04/09/2021
CR7 ndez Manchester United, për tifozët është si një Zot

“Kthimi i Mbretit”, titulli i filmit të njohur do të ishte i mjaftueshëm për të përcaktuar transferimin që e ktheu Cristiano Ronaldon përsëri te Manchester United. Jo vendi ku filloi gjithçka, sepse ai është Alvalade dhe Sporting, por sigurisht atje ku adoleshenti i veshur keq dha spektakël me topin në këmbë, u bë futbollisti më i famshëm në planet.
Në ‘Old Trafford’ dhe qendrën stërvitore ‘Carrington’, atmosfera është padyshim inkadeshente. Me një Ronaldo shtesë në “motor”, Manchester United mund të bëhet vërtet pretendent për titullin në Premier League. Nga kjo pikëpamje, gjithashtu, portugezi ndryshon gjithçka.
Siç raportohet nga një burim i konsultuar nga ‘The Sun’, kthimi i tij ishte një goditje e vërtetë elektrike për të gjithë mjedisin e kuq. ‘Lojtarët janë shumë të emocionuar për ardhjen e Ronaldos. Ky përforcim iu duket atyre si avantazh i madh, kanë shumë më tepër besim në vetvete. Të dyja palët; lojtarët dhe stafi, tani besojnë verbërisht se kanë ekipin më të mirë në Premier League dhe mund të fitojnë titullin këtë sezon.
Ronaldo, gjithashtu foli me Bruno Fernandes dhe i tha atij që t’u tregojë të tjerëve se Manchester United duhet të fitojë kampionatin këtë vit. Lojtarët duhet të punojnë shumë dhe vërtet të besojnë te tituli. Në fakt, futbollistët e ‘Djajve të Kuq’ nuk kanë ndalur së foluri për Ronaldon, që kur u njoftua kthimi i tij. Ata mezi presin të stërviten dhe të luajnë me të. Për ta, ai është si një Zot”.
Jo vetëm shokët e skuadrës, megjithatë, duan ‘të përqafojnë’ pesë here fituesin e ‘Topit të Artë’. Midis njerëzve që punojnë në klub ka edhe shumë njerëz që e mbajnë mend… shumë më të ri. Tani, në kthimin e tij, shohin shpresën për kohë më të mira. Të gjithë, tifozët, lojtarët, madje edhe zonja që bën çaj në fushën e stërvitjes, të gjithë në klub për momentin janë absolutisht të elektrizuar. Të gjithë janë shumë krenarë për atë që portugezi ka arritur në karrierën e tij dhe po e presin krahëhapur në “Old Trafford”. Kjo, natyrisht, është ajo që do vetë ylli portugez…

Related Posts

“Nuk është hera e parë që ndodh”, Kukësi kërkon rikthimin në Kategorinë e Parë për shkak të shkeljeve në rregullore: Besim të plotë tek organet kompetente
Sport

“Nuk është hera e parë që ndodh”, Kukësi kërkon rikthimin në Kategorinë e Parë për shkak të shkeljeve në rregullore: Besim të plotë tek organet kompetente

10/05/2026
E ardhmja e Milot Rashicës, shqiptari i Kosovës pranë akordit me…
Sport

E ardhmja e Milot Rashicës, shqiptari i Kosovës pranë akordit me…

10/05/2026
“Abissnet Superiore” hyn në fazën vendimtare, përcaktohet kalendari i ndeshjeve në “Final 4”
Sport

“Abissnet Superiore” hyn në fazën vendimtare, përcaktohet kalendari i ndeshjeve në “Final 4”

10/05/2026
Tirana, Shehi: Situata e mirë në ekip, Kupa si mundësi për ne
Sport

“Pata besim dhe ia dolëm”, trajneri i Tiranës: Lojtarët zbatuan detyrat, kam ekip të fortë

10/05/2026
“Abissnet Superiore” hyn në fazën vendimtare, përcaktohet kalendari i ndeshjeve në “Final 4”
Sport

“Abissnet Superiore” hyn në fazën vendimtare, përcaktohet kalendari i ndeshjeve në “Final 4”

10/05/2026
ZYRTARE/ Plas kaosi në futbollin shqiptar, tani FSHF ka një telash të madh për të zgjidhur
Sport

ZYRTARE/ Plas kaosi në futbollin shqiptar, tani FSHF ka një telash të madh për të zgjidhur

10/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk është hera e parë që ndodh”, Kukësi kërkon rikthimin në Kategorinë e Parë për shkak të shkeljeve në rregullore: Besim të plotë tek organet kompetente

“Nuk është hera e parë që ndodh”, Kukësi kërkon rikthimin në Kategorinë e Parë për shkak të shkeljeve në rregullore: Besim të plotë tek organet kompetente

10/05/2026
E ardhmja e Milot Rashicës, shqiptari i Kosovës pranë akordit me…

E ardhmja e Milot Rashicës, shqiptari i Kosovës pranë akordit me…

10/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al