• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi: Buxheti për bujqësinë është rritur me 20%, do të punësojmë 430 veterinerë të rinj (VIDEO)

19/11/2020
Çuçi: Buxheti për bujqësinë është rritur me 20%, do të punësojmë 430 veterinerë të rinj (VIDEO)

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania u shpreh se buxheti për institucionin që ai drejton është rritur me 20 %.

Ai tha se kjo rritje ka ardhur për shkak të politikave dhe projekteve, të cilat në thelb synojnë të rrisin sigurinë ushqimore në Shqipëri. Ministri Çuçi shtoi se po planifikohet të ri-ngrihet institucioni i Shërbimit Veterinar Shtetëror, ndërsa shtoi se janë planifikuar të punësohen rreth 430 veterinerë të rinj.

“Ka një rritje prej 20%, që është ndoshta rreth 2 miliardë lekë. Besoj se nuk ka ministër më botë se thotë “kaq është mjaft”, por sigurisht kur një buxhet vjen në rritje jam i kënaqur dhe kjo rritja ka ardhur për disa nga projektet tona që janë shumë të rëndësishme, siç është e para siguria ushqimore, ku do të jetësojmë rindërtimin e Shërbimit Veterinar Shtetëror duke shtuar rreth 430 veterinerë të rinj, që do të punësohen nga e para, duke krijuar një piramidë dhe do ta kthejmë shërbimin veterinar siç ka qenë para viteve ’90. Kjo (kontrolli) fillon që nga ushqimi i bagëtisë, që merr bagëtia, dhe me veterinerin mbaron te dyqani ku shitet mishi. Dhe ky është një nga ciklet më të rëndësishme sa i takon sigurisë ushqimore dhe monitorimit që na bëjnë të huajt, dhe sidomos BE-ja në mënyrë që produktet tona shtazore të shiten në Evropë”, tha ai.

Ministri i Bujqësisë theksoi se produktet shtazore “Made in Albania” kanë gjetur treg në Amerikë, Kinë dhe në Angli.

“Produkte shtazore me orgjinë nga Shqipëria po shiten në tregjet botërore, po shitet djathë. Në Amerikë është hapur treg i ri në Kinë, në Angli gjithashtu. Janë produkte të certifikuara nga ne dhe nga ata dhe janë me “Made in Albania”, shtoi ministri.

Teksa pranoi faktin se numri i gjedhëve në Shqipëri ka pasuar rinie, z. Çuçi shpjegoi planin e ri, i cili sipas tij, pritet t’i japë shtysë sërish rritjes dhe mbarështimit të blegtorisë. Ai tha se gjatë këtij viti janë lëvruar 5 milionë dollarë për subvencionimin e këtij sektori.

“Është në rënie numri i gjedhëve, ka shpjegim sepse ka luhatje, por unë besoj se me masat që po marrin dhe po tentojnë të ruajmë një ekuilibër, dhe për këtë qëllim unë gati 75% të ndihmës dhe subvencionit që vjen nga buxheti i shtetit unë e çoj për të subvencionuar blegtorinë dhe me mbështetje për krerë të bagëtive me skemën kombëtare. Subvencioni për pjesën e blegtorisë mund të ketë arritur rreth 5 mln dollarë, dhe kjo është arsyeja se pse unë ia jap blegtorisë dhe besoj se kemi burime të pashfrytëzuara, që në mund t’i kthejmë në vlerë dhe mund të rritemi”, theksoi ai.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Taylor Swift flet për takimin me Travis Kelce: Ndjeva sikur nuk kishte asnjë person në botë për mua

Taylor Swift flet për takimin me Travis Kelce: Ndjeva sikur nuk kishte asnjë person në botë për mua

19/12/2025
INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al