• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi i përgjigjet Metës: Presidenti në “rënie të lirë”, blegtoria në 4 vitet e fundit është mbështetur si kurrë më parë. Kur LSI drejtonte Ministrinë e Bujqësisë përfituan subvencionet më pak fermerë se çdo vit tjetër

26/09/2020
Çuçi i përgjigjet Metës: Presidenti në “rënie të lirë”, blegtoria në 4 vitet e fundit është mbështetur si kurrë më parë. Kur LSI drejtonte Ministrinë e Bujqësisë përfituan subvencionet më pak fermerë se çdo vit tjetër

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Meta se blegtoria është braktisur dhe se mungon mbështetja me subvencione. Çuçi i kujton Metës kohën kur ishte zv.kryeministër në qeverinë e Berishës dhe sa ishte fondi për blegtorinë asokohe e sa është sot. I kujton gjithashtu kohën kur LSI drejtonte Ministrinë e Bujqësisë e ku numri i fermerëve përfitues zbriti në vetëm 844. Ndërkohë që në 4 vitet e fundit kanë marrë subvencionet rreth 14 mijë fermerë.

Deklarata e plotë

Kreu i shtetit që ka zgjedhur të bëjë fushatë me postin e Presidentit në shkelje të hapur të Kushtetutës edhe sot kur foli për blegtorinë thotë të pavërteta.❌ Kur ai ishte zëvendës i qeverisë së Saliut në vitin 2012, nga buxheti i shtetit mbështetja për blegtorinë ishte vetëm 202 milionë lekë dhe numri i përfituesve 2178 fermerë.👉 Kur partia e tij la drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2017 numri i përfituesve zbriti frikshëm në vetëm 844 fermerë. 👎 Numri më i madh i përfituesve ka qenë në tri vitet e fundit, duke arritur në 3754 fermerë në vitin 2020 me një buxhet plot 727 milionë lekë.✅ Në këtë vit masa e përfitimit është më e madhja për krerë, krahasuar me vitet e mëparshme.👏 Po kështu, edhe numri i përfituesve dhe fondi i përdorur është më i madhi në gjithë periudhën (2012-2020).✍ Nga Skemat Kombëtare për periudhën 2017-2020 kanë përfituar drejtpërdrejt 13800 fermerë dhe agrobiznese nga masat mbështetëse direkte dhe projekte investimesh me një fond të përdorur prej rreth 3.5 miliardë lekësh. ➡️ Kurrë më parë s’ka pasur një mbështetje të tillë për bujqësinë në tërësi dhe sektorin e blegtorisë. 🐑🐐🐏🐄 Kemi nisur ndërkohë reformimin e Shërbimit Veterinar, i cili mori një goditje fatale në vitet kur partia e Presidentit drejtonte Ministrinë e Bujqësisë.😟 Fermerët do të përfitojnë vaksinim dhe matrikullim falas për kafshët blegtorale dhe do të mbulohet me shërbim i gjithë territori i vendit. 👍Faktet që kreu i shtetit refuzon t’i shikojë, dëshmojnë se në “rënie të lirë” nuk është bujqësia, por vetë Presidenti që ka braktisur rolin kushtetues për të bërë udhëheqësin e dëshpëruar të opozitës pa shpresë.

Related Posts

Berisha: Zëri ynë tronditi në themel regjimin. Më 10 shkurt, sovrani për zvergu do u kapë
Kryesore

Berisha: Zëri ynë tronditi në themel regjimin. Më 10 shkurt, sovrani për zvergu do u kapë

02/02/2026
Reforma territoriale/ Si do të ndahet Shqipëria
Kryesore

Reforma territoriale/ Si do të ndahet Shqipëria

02/02/2026
Kërkohej për vjedhje banesash, shihni si e arreston policia të riun nga Saranda (VIDEO)
Kryesore

Kërkohej për vjedhje banesash, shihni si e arreston policia të riun nga Saranda (VIDEO)

02/02/2026
PD përgënjeshtron lajmin për dorëheqjen e Bujar Leskajt: Shpifje e Edi Ramës!
Kryesore

Bujar Leskaj kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale: Do t’i jepnim mundësi Ramës ta deformojë më shumë

02/02/2026
Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri
Kryesore

Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri

02/02/2026
Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Amnistia shkon në qeveri, përfitojnë 10 mijë persona, 338 lirohen nga burgu

30/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trashëgimi e pavdekshme, polemika pa fund: Michael Jackson sërish në fokus me dokumentarin e ri

Trashëgimi e pavdekshme, polemika pa fund: Michael Jackson sërish në fokus me dokumentarin e ri

02/02/2026
Zyrtare/ Transferimi i bujshëm i merkatos, Benzema bashkohet me rivalët e Al Ittihad

Zyrtare/ Transferimi i bujshëm i merkatos, Benzema bashkohet me rivalët e Al Ittihad

02/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al