• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi në “Dunavat”: Në 4 vjet me rilindjen rurale hapim 4200 vende pune në Gjirokastër

09/06/2017
Çuçi në “Dunavat”: Në 4 vjet me rilindjen rurale hapim  4200 vende pune në Gjirokastër

Në një takim me banorët e lagjes Dunavat në Gjirokastër, i pari i listës në këtë qark, Bledi Çuçi ka bërë një bilanc të vendeve të reja të punës që u mundësuan vetëm falë projektit të qeverisë për Rilindjen Urbane. Çuçi tha se ky vizion i qeverisë siguroi punësimin e 49 mijë personave. Çuçi njohu banorët me projektin e ri të qeverisë, atë për rilindjen rurale që vetëm në Gjirokastër do të hape në 4 vjet 4200 vende të reja pune.

“Janë hapur mbi 49 mijë vende pune si rezultat i projektit të Rilindjes Urbane, kjo si rezultat i rritjes së turizmit që është në funksion të rritje së ekonomisë, së punësimit dhe të funksionit final të çdo force politike që është përmirësimi dhe rritja e mirëqenies së shoqërisë apo komunitetetit që përfaqëson. Si rezultat i projektit të rilindjes se Gjirokastrës, vetëm në 4 vjeçarin e ardhshëm me gjithë projektet që janë gati, shumica e të cilave kanë edhe financime, ne do hapim në Gjirokastër 4200 vende të reja pune”.

Çuçi theksoi nevojën e një vote të pastër për PS, që i jep fund problemeve që shoqërojnë koalicionet, që siç tha ai “vetëm sa ngatërrojnë të gjithë lëmshin politik”.

“Vetëm 1 pyetje bëjini vetes në 25 qershor, kush mendoni se mund të çojë Shqipërinë në Europë, një kryeministër si Lulzim Basha apo Kryeministri Edi Rama? Nuk ka asnjë dyshim të dashur miq se vetëm Edi Rama mund ta bëjë këtë. Nuk duhet të ngatërrohemi me histori koalicionesh sepse ato vetëm sa ngatërrojnë të gjithë lëmshin politik, duhet votë e pastër për PS, sepse pas 4 vitesh dhe ju do na gjykoni dhe ne nuk kemi për çfarë justifikohemi më, se nuk na la ky drejtor, apo ai Ministër, apo ky tjetri na doli kundër, nuk ka më kështu historirash , ka vetëm një qeverisje që i takon PS dhe një kryeminsitër që është Edi Rama”, nënvizoi Çuçi.

Z.Çuçi e bazoi kërkesën e tij për një votë të pastër për PS në Gjirokastër, edhe tek vlerat që përcjell ekipi i përzgjedhur për të përfaqësuar këtë qark në Parlament.

“Skuadra e PS që garon në zgjedhjet e 2017 këtu në GJirokastër, të gjithë anëtarët e saj, janë njerëz me integritet profesional e njerëzor të lartë. Njerëz që nuk kanë marrë nje teser partie për të blerë të ardhmen e tyre, nuk kanë shitur dinjitetin, por kanë kontribuar me ndershmëri e profesionalizëm në profesionet e tyre, dhe kanë ardhur sot ne PS dhe do shkojnë nesër në Parlamentin shqiptar për të dhënë nga ky integritet njerëzor e profesional, për të qenë një garanci që politika duhet të shkëputet nga interesat personal të një kaste politike dhe duhet të kthehet në shërbim të njerzve dhe komunitetit. Skuadra e PS është garanci për këtë”, theksoi ai.

Related Posts

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
Mirlinda Karçanaj në “arrest shtëpie”, ja kush e merr drejtimin e AKSHI-t
Lajme

Mirlinda Karçanaj në “arrest shtëpie”, ja kush e merr drejtimin e AKSHI-t

23/12/2025
FSHF do të ndërtojë një hotel për ekipet kombëtare
Lajme

FSHF do të ndërtojë një hotel për ekipet kombëtare

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sipas Stresit, këta janë dy finalistët e “BBVK”

Sipas Stresit, këta janë dy finalistët e “BBVK”

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al