• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi në Kakavijë me Komisioneren e BE: Shqipëria ka bërë arritje në fushën e sigurisë, Policia dhe FRONTEX po luftojnë krimin ndërkufitar (VIDEO)

20/02/2021
Çuçi në Kakavijë me Komisioneren e BE: Shqipëria ka bërë arritje në fushën e sigurisë, Policia dhe FRONTEX po luftojnë krimin ndërkufitar (VIDEO)

Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme Ylva Johansson, së bashku me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Bledi Çuçi kanë mbajtur një deklaratë për mediat nga Kakavija. Johansson deklaroi se policia shqiptare e FRONTEX punojnë së bashku kundër krimeve në kufirin mes Shqipërisë e Greqisë, kurse shtoi se duke qenë se grupet kriminale kanë shtuar pasurinë, është e nevojshme të shkatërrohet çdo aset kriminal i tyre. Çuçi vlerësoi se policia kufitare dhe FRONTEX kanë bërë punë të mirë në vënien e drejtësisë për çështje të emigracionit dhe për luftimin e krimit, gjë që, siç tha ai, e konfirmoi komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme.

Bledi Çuçi: Policia jonë e kufirit patrullon kufirin e gjelbër që ne kemi me Greqinë. Shqipëria ka bërë arritje në bashkëpunim me BE-në në fushën e sigurisë. Shumë shpejt do kemi mbledhje të përbashkët mes Shqipërisë dhe BE-së. Kjo është me rëndësi, përpara se vendi ynë të integrohet në union.

Ylva Johansson: Shqipëria është vendi i parë që ka arritur marrëveshje me FRONTEX, por ka arritur marrëveshje me shtete të tjera në BE. Ky është hap me rëndësi për bashkëpunimin tonë të ngushtë. Forcat shqiptare dhe të FRONTEX punojnë së bashku. Ata punojnë jo vetëm për emigracionin e paligjshëm, por luftojnë edhe krimin. Duhet të luftojmë shumë për të zhdukur kriminalitetin.

Bledi Çuçi: Bashkëpunimi me FRONTEX ka bërë që të kemi kontroll më shumë në kufirin e gjelbër. Sot është bërë e mundur të luftohet krimi i organizuar. E thënë edhe nga Komisionerja e BE-së e përforcon këtë fakt.

Ylva Johansson: Mjedisi dixhital po përdoret shumë nga kriminelët. Drejtësia tani vepron më tepër se dikur. Ne duhet të sigurohemi që krimi, i cili fiton shumë para, të mos paguajë. Emigracioni është rritur, por duhet menaxhuar më mirë kjo çështje. Duhet menaxhuar kthimi i tyre në vendin e origjinës, pasi shumica prej tyre janë pa rregulla në territorin europian.


Related Posts

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping
Kryesore

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë
Kryesore

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

13/11/2026
Vrasja e tifozit grek, i riu kroat arrestohet në Kakavijë
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj arrestohet në Kakavijë

13/11/2026
Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027
Kryesore

Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027

13/11/2026
Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra

13/11/2026
Sarandë, tregu plot, por s’ka kush t’i blejë (VIDEO)
Kryesore

Ligji i varfërisë: Pse shqiptarët shpenzojnë 3 herë më shumë se europianët për ushqim

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

13/11/2026
Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al