• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi në Libohovë: Do të sfidojmë numrat në Gjirokastër, PS merr 3 mandate deputetësh

13/04/2021
Çuçi në Libohovë: Do të sfidojmë numrat në Gjirokastër, PS merr 3 mandate deputetësh

“Ne do të fitojmë edhe një betejë tjetër. Do të sfidojmë numrat e qarkut. Nga 4 deputetët që ka qarku Gjirokastër, do të marrim 3. Kjo do të jetë një fitore historike e Partisë Socialiste”. Kështu është shprehur drejtuesi politik i Partisë Socialiste dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Libohovë. Sipas tij vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama mund të çojnë përpara Shqipërinë e së ardhmes.

“Investimet padiskutim që në Libohovë janë të dukshme. Këtu ku jemi tani nuk do të kishim mundur të bënim dot një takim të tillë nëse nuk do të ishte bërë investimi në kuadër të programit të rilindjes urbane. Në 2013 e kemi gjetur Gjirokastrën dhe gjithë Shqipërinë gati në rrënim. Gjirokastra rrezikonte të dilte nga UNESCO. Ne jemi krenarë që vijmë dhe flasim prapë me ju, që prezantojmë çfarë kemi bërë, por me energji të reja, për t’ju thënë se kemi ende projekte për të finalizuar”, tha Çuçi.

Në vijim të fjalës para libohoviteve, Çuçi tha se PS ka vendosur një standard të ri në Shqipëri, sepse thonë çfarë do bëjmë dhe kemi bërë çfarë është thënë.

“Unë jam i sigurt që askush nuk ka dilemë se kush është partia dhe lideri që duhet të vazhdojë ta udhëheqë Shqipërinë, por nuk duhet të humbim asnjë votë. Dhe kjo jo sepse kemi frikë që nuk jemi partia e parë dhe nuk bëjmë dot qeverinë. Jo! Këtë e thotë edhe vetë opozita, vetë sondazhet e saj tregojnë se Partia Socialiste është forca e parë në Shqipëri,forca më e votuar nga shqiptarët. Të mos humbasim asnjë votë, qoftë për neglizhencë apo për inate personale, sepse duhet që të marrim një mazhornacë absolute që ta bëjmë qeverinë të vetëm, pa patur nevojë për koalicione me parti apo individë që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ngadalësojnë shpejtësinë e qeverisjes”, tha Çuçi duke theksuar se ende pas dy mandatesh qeverisje, Partia Socialiste mbetet partia më e votuar dhe oferta më e mirë për shqiptarët.

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj – Balkanweb.com – News24

Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj

13/11/2026
Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj – Balkanweb.com – News24

Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj – Balkanweb.com – News24

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al