• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi takim me emigrantët në Athinë: I pabesueshëm qëndrimi i Ilir Metës dhe Vangjel Tavos

19/06/2017
Çuçi takim me emigrantët në Athinë: I pabesueshëm qëndrimi i Ilir Metës dhe Vangjel Tavos

Kandidatët për deputetë të qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro, Artemis Dralo, Matilda Duri dhe Elvira Pasho zhvilluan një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Athinë. Drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi i cilësoi emigratët si pjesën më  vitale të shoqërisë shqiptare, pasi vetëm ndërmorën rrisqe të mëdha per t’ia dalë mbanë në dhe’ të huaj.

“Unë përulem para jush sepse jeni pjesa e shoqërisë që keni guxuar më shumë se askush. Nuk është e lehtë, unë kam familjen time emigrante, që në ’91, ikur me anije, natën, dimër. Une e di çfarë është ky guxim për të lënë gjithçka që ke ngritur deri në një moshë të caktuar dhe të ndërtosh nga e para në një vend që nuk e njeh fare dhe nuk e di se çfarë do të presesh. Por prapë ia keni dalë, dhe ia keni dalë jo vetëm për familjet tuaja, por vazhdoni të kontribuoni për ekonominë shqiptare”, u shpreh Çuçi.

Gjatë fjalës së tij para emigrantëve, duke iu referuar deklaratave të Presidentit të zgjedhur z.Ilir Meta për një televizion grek, tha se për të është e pabesueshme që një President të fajësojë Kryeministrin e vendit, sepse pati kurajon të kërkojë zgjidhje për problemeve të mbartura prej tashmë një dekade me shtetin Helen.

Gjithashtu, Çuçi nuk kurseu replikat me deputetin Tavo ku vë në dukje se ankesat për presion të policisë ndaj minoritarëve grekë ai nuk i ka bërë asnjëherë të ditura në Shqipëri, por i përdor ato veçse për retorike përpara zgjedhjeve.

“Per mua është e pabesueshme që Presidenti i zgjedhur të fajësojë Kryeministrin e vendit sepse ai ka guxuar, dhe është i vetmi që e ka bërë këtë gjë, të flasë hapur për problemet e bartura 10- vjeçare që ne kemi me vendin fqinj. Unë sinqerisht e kam të pabesueshme edhe si një dëshimtar i gjallë i përpjekjes së kryeministrit, duke qenë pjestar në grupin parlamentar të PS, ku ka kërkuar Kryeministri votë unanime për Ilir Metën President, dhe i ka këkruar ministrave, edhe pse nuk janë pjesë e votimit, të jenë në seancë vetëm në respekt të Presidentit të ri dhe një ish aleati. Nuk e di se çfarë arsyesh ka z.Meta që ka ngritur një konflikt brenda në Shqipëri, por të dashur miq, që ta eksportojë këtë konflik në vendin fqinj, kjo është shumë e tepërt. Le mos flasim pastaj, që në të njëjtën ditë në një televizion fqinj, deputeti Tavo akuzon policinë shqiptare se i bën presion votuesve minoritarë për të votuar PS dhëe këtë gjë nuk e ka thënë kurrë në shqip, nuk e ka ngritur kurrë në Shqipëri. Kjo për mua është e pajustifikueshme, e patolerueshme”, u shpreh Çuçi.

Duke sjellë në vemendje se kryeministri Edi Rama këmbënguli për votë unanime në zgjedhjen e Ilir Metës si President, Cuçi tha se në të ardhmen do të zbulohen arsyet e këtyre deklaratave të Presidentit të zgjedhur, por deri atëherë shqiptarët nuk duhet të humbasin më kohë, si deri më tani me këtë tranzicion të tejzgjatur, por të mendojnë të ardhmen e fëmijëbe të tyre dhe të votojnë PS.

“Nuk e di çfare arsyesh kanë për ta bërë këtë gje, por u them se shqiptare ne 25 qershor duhet të mendohen shumë, por shumë mirë kur të votojnë sepse ne do t’i mësojme dhe do kemi kohë të mësojmë aryset pse Ilir Meta e bën këtë gjë, por Shqipëria nuk ka kohë të humbi ende dhe të rraskapitet në këtë tranzicion 25 vjeçar ku ka prodhuar vetëm kriza ciklike dhe ka prodhur humbjen e sigurisë për të ardhmen”, u shpreh ai.

Edhe Mirela Kumbaro i renditi emigrantëve shqiptarë arsyet pse duhet të votojnë në 25 qershor, PS dhe Edi Ramën kryeministër.

“Ne duam që ju të vini jo vetemë për ne, të vini për ju, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj në 25 qershor. Të vini të votoni për veten tuaj, për fëmijët tuaj, familjet tuaja, për të vetmin model që deri më sot ka treguar se mund të bëjë Shqipërinë, që mund të bëjë shtet Shqipërinë. Kjo është PS, dhe i vetmi Kryeministër është Edi Rama. Ju ftoj të shihni në qarkun Gjirokastër se çfarë është bërë dhe të vazhdojmë ta ndërtojmë. Kemi bërë themelin duam të bëjmë shtëpinë. Na ndihmoni dhe na besoni votën që ate që kemi nisur të vazhdojmë ta bëjmë për 4 vitet të tjera. Çdo ofertë tjetër që kërkon tu’ blejë votën, dinjitetin, është poshtërim i shqiptarit. Unë njoh vetëm PS, vetëm Edi Ramën. Prandaj do keni mbështetjen tonë dhe besoj se në mandatin tjetër votimet do i bëjmë atje ku jeni sepse e kemi nisur këtë proces”, u shpreh ajo.

Emigrantët e pranishëm në takim thanë se në 25 qershor do të vijnë në Shqipëri për të mbështetur me votë PS.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al