• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çudira në qarkun Gjirokastër, lumit i del pronari. Prokuroria s’e vë ujin në zjarr

25/01/2018
Çudira në qarkun Gjirokastër, lumit i del pronari. Prokuroria s’e vë ujin në zjarr

Në vitin 2007, ish-Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Gjirokastër, ka dhënë në favor të trashëgimtarëve të Shefki Vrenozit 581 ha tokë e zërit kadastral “pyll”, duke përfshirë edhe një pjesë të pronës shtetërore. Ky ishte denoncimi i ardhur në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” nga zoti Shpëtim Sadiku. Sipas tij, Hipoteka e Përmetit ka regjistruar një pronë publike si pronë private, duke prekur shtratin e lumit Lengaricë dhe banjat termike në zonën e Petranit, Përmet. Denoncuesi, Shpëtim Sadiku është ankuar në të gjitha institucionet, ku këto të fundit ia hedhin “topin” njëra-tjetrës. Pas këtij informacioni, “Fiks Fare” u njoh me vendimin e marrë dhe më pas shkoi në Hipotekën e Përmetit për të mësuar më shumë rreth këtij rasti.

“Fiks Fare” zbuloi se shkelja është bërë nga Hipoteka e Përmetit. Shkelja qëndron tek harta me të cilën është bashkëlidhur vendimi nr. 25 nga AKKP Gjirokastër, ku kanë hipotekuar 581 ha tokë, duke përfshirë edhe pronën shtetërore. Hipoteka e Përmetit, me regjistrues Arjan Kasaj, ndërtoi një hartë ndryshe nga harta pyjore e ndërtuar nga AKKP, me të cilën nuk përfshihen lumi Lengaricë dhe burimet. Sipas hartës së nxjerrë nga Hipoteka e Përmetit, rezulton se brenda sipërfaqes së trajtuar 581 ha nga dispozitivi i vendimit është përfshirë parcela nr. 90, me sipërfaqe 5 ha, e cila është dhënë në favor të trashëgimtarëve të Shefki Vrenozit, duke përfshirë Lumin Lengaricë, Burimet e Puçrave dhe Urën e Kadiut.

Z. Sadiku shprehet se në këto rrethana i është drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër, që konstatoi mbivendosje të pronës së regjistruar dhe pronës publike. Por, prokuroria nuk ndërmori as edhe një hap të mëtejshëm, si fillimin e një procedimi penal me arsyetimin se kjo është një marrëveshje e cila duhet të zgjidhet mes palëve. Duke harruar apo neglizhuar se pala e interesuar në këtë rast është shteti, pasi kemi të bëjmë me pronë publike.

Të kontaktuar nga gazetarët e “Fiks Fare”, regjistruesja e Hipotekës së Përmetit, Sanie Xhaferraj shprehet se kemi të bëjmë me një shkelje. Ndërsa, sipas hartografit pranë zyrës së hipotekës, Adriatik Bakushi, në momentin që prona e trashëgimtarëve Vrenozi është regjistruar, nuk duhet të kishin hyrë me sistemin e hipotekës, por me sistemin e ri të regjistrimeve, prandaj dhe ata e kanë konstatuar këtë shkelje. Sipas tij, ky problem ka nisur në vitin 2007, kur zyra e hipotekës në atë kohë ka regjistruar si pronarë familjen Vrenozi. “Faji është i shtetit që nuk ndërhyn në këtë rast dhe Avokatura e Shtetit duhet të jetë më fleksibël, më e ndjeshme dhe duhet t’i lëvizë më shumë gjërat”, shprehet hartografi.

Pas informacionit nga zyra e Hipotekës Përmet, “Fiks Fare” iu drejtua Avokaturës së Shtetit me një kërkesë. Në përgjigjen e saj thuhet se nuk është njoftuar asnjëherë nga administrata shtetërore për këtë problem. “Si Avokaturë Shteti nuk kemi asnjë indicie nga asnjë organ qendror i administratës publike për problematika që mund të jenë shkaktuar nga vendimi i pronave, apo ndonjë kërkesë për ngritjen e padisë. Për më tepër, Avokatura e Shtetit nuk vlerëson se në rastin konkret ka vend për ngritjen e padisë për sa kohë që në dispozitivin e vendimit, prona në fjalë nuk i është kthyer subjektit”, thuhet në shkresën zyrtare.Por, nga dokumentacionet që “Fiks Fare” ka, vërtetohet se Avokatura e Shtetit është njoftuar në vitin 2013 nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor dhe në vitin 2014 nga Hipoteka e Përmetit.

Related Posts

Prokuroria kontraktoi një ekspert të dënuar për vlerësimin e rrugës Kardhiq-Delvinë
Kryesore

46.5 miliardë lekë për mirëmbajtjen e rrugëve nga veriu në jug, ARRSH hap tenderin për 4 vitet e ardhshme

08/04/2026
Rama: Ekonomia në përmirësim, në zgjedhjet vendore kemi përballë vetëm veten
Kryesore

Rama: Ekonomia në përmirësim, në zgjedhjet vendore kemi përballë vetëm veten

08/04/2026
Makina me 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë (VIDEO)
Kryesore

Makina me 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë (VIDEO)

08/04/2026
Domatja që po na kushton sa ‘floriri’
Kryesore

Domatja që po na kushton sa ‘floriri’

07/04/2026
BIRN: Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan
Kryesore

BIRN: Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan

07/04/2026
Sherr mes shqiptarëve në Kretë, dy të plagosur
Kryesore

Nga arratisjet tek grabitjet me dhunë dhe sulm ndaj policisë, arrestohet shqiptari në Athinë

07/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Për ju që e humbët, ky banor u largua mbrëmë nga “BBVA”

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVA”!

08/04/2026
Prokuroria kontraktoi një ekspert të dënuar për vlerësimin e rrugës Kardhiq-Delvinë

46.5 miliardë lekë për mirëmbajtjen e rrugëve nga veriu në jug, ARRSH hap tenderin për 4 vitet e ardhshme

08/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al