• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dalin nofkat/ Kush e spiunonte Musine Kokalarin, nga “Bamja e pjekur” te “Brisku”

11/02/2017
Dalin nofkat/ Kush e spiunonte Musine Kokalarin, nga “Bamja e pjekur” te “Brisku”

Ç’mund të ketë qenë ai njeri që për pseudonim mbante “Bamja e pjekur”? Fytyra e tij kishte pamjen e një bamjeje të përzhitur në furrë, apo i hante shumë bamjet?!

Po “Brisku”? Ka qenë i hollë, i hidhur, i mprehtë si teh brisku? Po “Pëllumbi”? Sigurisht ai duhet të ketë qenë pëllumb postier dhe jo pëllumb paqeje. Po “Lisi”, “Piktori”, “Kalaja”, “Besniku”, “Munella”, “Zambuta”?!

Nuk bëhet fjalë për një lojë fëmijësh, por për pseudonime apo nofka spiunësh, bashkëpunëtorësh, të Sigurimit të Shtetit, të cilët kanë ndjekur, spiunuar, informuar mbi Musine Kokalarin. Këto pseudonime u publikuan dje në ekspozitën kushtuar Musine Kokalarit, në Bibliotekën Kombëtare.

Sipas drejtores së BK, Persida Asllani, këto pseudonime janë qëmtuar nga dosja e pjesshme e Musine Kokalarit, e cila ka dalë prej kohësh. Pas kërkesës së të afërmve të Kokalarit për hapjen e dosjes së plotë të Musinesë, pritet që këto pseudonime të marrin një fytyrë, një emër të vërtetë.

Ndoshta që tani te të afërmit kanë filluar hamendësimet. Shohin kontekstet, bëjnë përkime, sjellin në mendje situata, ndoshta kanë edhe emra në kokë, por është ende shpejt për t’i artikuluar ato.

“Ka gjëra që ne i kemi parë, por kur të jetë bërë tërësisht dekodifikimi, do të zbardhet e gjitha”, thotë mbesa e Musine Kokalarit, Linda Kokalari, teksa shton se nuk i di se kush fshihet pas pseudonimeve, ndaj edhe presin hapjen e dosjeve, për të cilën ata kanë bërë kërkesë pranë Autoritetit Kombëtar të Hapjes së Dosjeve.

Ajo është e ndërgjegjshme se kanë kaluar shumë vite që kur është dënuar halla e saj dhe shumë prej njerëzve që mund të dalin të implikuar mund të kenë vdekur, por të paktën të vihet e drejta në vend.

“Duam që të dihet e vërteta, çfarë ka ndodhur. Nuk do të ketë një ndryshim qëndrimi nga ana jonë, por ata persona që janë implikuar, që kanë spiunuar, që kanë bërë keq, që kanë influencuar në dënime e pushkatime, nuk kanë të drejtë të dalin dhe të japin mend”, tha ajo./panorama

Related Posts

Turizmi në Gjirokastër, tranzit nga Korfuzi. Historia e çiftit nga Austria (VIDEO)
Kryesore

“Ne shqiptarët e presim turistin si të ishte mysafiri ynë personal”

11/05/2026
Sezoni turistik, Greqia zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës
Kryesore

Sezoni turistik, Greqia zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës

11/05/2026
Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hidhet shorti “Final 4” për vajza/ Gramshi gjen Vllazninë, Teuta përballet me Apoloninë

Hidhet shorti “Final 4” për vajza/ Gramshi gjen Vllazninë, Teuta përballet me Apoloninë

11/05/2026
“Ky është operimi i katërt”/ Efi Dhedhes flet për herë të parë pas ndërhyrjes: Nuk ishte estetike

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave: Jo të gjithë duan martesë

11/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al