• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dardanët mbyllin stërvitjet në Prishtinë, situata para ndeshjes me Çekinë

30/05/2026
Dardanët mbyllin stërvitjet në Prishtinë, situata para ndeshjes me Çekinë

Kosova ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Prishtinë, para udhëtimit drejt Pragës, ku të dielën do ta zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Çekisë.

Stërvitja u mbajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku futbollistët punuan me intensitet dhe përkushtim të lartë. Përzgjedhësi Franco Foda, së bashku me stafin teknik, u fokusua në detajet e fundit taktike dhe në organizimin e lojës, në prag të kësaj sfide.

Në kampin dardan atmosfera është shumë pozitive, gjë të cilën e reflektojnë edhe futbollistët, i rikthyeri pas një periudhe të gjatë mungese, Betim Fazliji, si dhe i grumbulluari për herë të parë Dardan Shabanhaxhaj.

Fazliji, i cili luan për St. Gallenin në Zvicër, rikthehet te Kombëtarja pas shumë sfidave me lëndime gjatë viteve të fundit. Mesfushori defensiv nuk kishte luajtur për Dardanët që nga viti 2023, ndërsa rikthimin e tij e cilëson si një moment shumë të veçantë.

“Ka qenë kohë e gjatë. Kam luftuar shumë për këtë moment, që të jem sërish pjesë e Kombëtares. Tani e kam arritur këtë dhe jam shumë i lumtur. Kam besuar në vete, kam pasur mbështetjen e familjes, të federatës dhe të klubit. Grupi duket në formë të mirë, ka edhe lojtarë të rinj dhe secili ka mundësinë ta tregojë veten. Jemi shumë të motivuar dhe pozitivë para ndeshjes me Çekinë”, ka thënë Fazliji.

 

Ndërkohë, Dardan Shabanhaxhaj po e përjeton grumbullimin e parë me fanellën e Kosovës. Sulmuesi i krahut, i cili luan për Rubin Kazanin, në vitin 2017 ka qenë pjesë e Kombëtares U17 të Kosovës, e më pas pjesë e grupmoshave të Austrisë, ndërsa tani është i gatshëm të japë kontributin e tij për Dardanët.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Çdo ditë do të jap maksimumin për Kosovën. Ekipi dhe stafi më kanë pritur shumë mirë. Çekia është ekip shumë i fortë, por edhe ne kemi lojtarë shumë cilësorë. Duhet të hyjmë në ndeshje me vetëbesim dhe të japim maksimumin. Besoj se mund të marrim rezultat pozitiv”, ka theksuar Shabanhaxhaj.

Kosova do të udhëtojë drejt Pragës, të shtunën, në orët e paradites, derisa stërvitjen atje do ta zhvillojë nga ora 16:00. Një ditë më pas, në të njëjtën kohë, do të përballet me Çekinë në ndeshjen e parë miqësore të këtij grumbullimi.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Dardanët mbyllin stërvitjet në Prishtinë, situata para ndeshjes me Çekinë
Sport

Dardanët mbyllin stërvitjet në Prishtinë, situata para ndeshjes me Çekinë

30/05/2026
Ilir Daja nuk humb kohë, përgatit Dinamon për derbin në Kupë – Balkanweb.com – News24
Sport

Te Vllaznia presin nder nga ai, Ilir Daja kthehet te Dinamo

30/05/2026
Raundi i dytë i Euro U-17/ Trajneri Dama publikon listën me 20 lojtarët e grumbulluar
Sport

Raundi i dytë i Euro U-17/ Trajneri Dama publikon listën me 20 lojtarët e grumbulluar

30/05/2026
PSG dhe Arsenal synojnë suksesin në Champions, Shkambi për finalen: Detajet bëjnë diferencën, shanset janë…
Sport

PSG dhe Arsenal synojnë suksesin në Champions, Shkambi për finalen: Detajet bëjnë diferencën, shanset janë…

30/05/2026
Reagon Slot, tekniku i Liverpool i përgjgjet kritikave: Do të rikthehemi, objektivat nuk ndryshojnë
Sport

Zyrtare, Liverpool ndan rrugët me trajnerin Arne Slot

30/05/2026
“Final 4” drejt mbrëmjes vendimtare, të dielën përcaktohet skuadra kampione e sezonit 2025/26
Sport

“Final 4” drejt mbrëmjes vendimtare, të dielën përcaktohet skuadra kampione e sezonit 2025/26

30/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dardanët mbyllin stërvitjet në Prishtinë, situata para ndeshjes me Çekinë

Dardanët mbyllin stërvitjet në Prishtinë, situata para ndeshjes me Çekinë

30/05/2026
Dardanët mbyllin stërvitjet në Prishtinë, situata para ndeshjes me Çekinë

Dardanët mbyllin stërvitjet në Prishtinë, situata para ndeshjes me Çekinë

30/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al