• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Dardanet” sonte e kërkojnë mrekullinë ndaj Holandës

27/10/2020
“Dardanet” sonte e kërkojnë mrekullinë ndaj Holandës

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave është e gatshme për ndeshjen kundër Holandës, e cila do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022. Holandezet janë kampione evropiane dhe nënkampione botërore, derisa tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Evropian, ku në 8 ndeshje në Grupin A kanë arritur po aq fitore.
Për këtë, në takimin e sontëm ato janë favorite absolute. Megjithatë, futbollistet dardane pas barazimit si mysafire kundër Turqisë (0:0) synojnë që të kenë paraqitje sa më të mirë në duelin e sontëm, edhe pse janë të vetëdijshme për nivelin e lartë të kundërshtareve.
Në konferencën për media përzgjedhësja Afërdita Fazlija, kapitenia Edona Kryeziu dhe portierja Florentina Kolgeci kanë folur rreth kësaj përballjeje, duke e vlerësuar Holandën për kualitetin që ka, por me shpresë se do të arrijnë të shkaktojnë befasi duke nxjerrë rezultat pozitiv.
“Në përgjithësi situata dhe atmosfera në ekip është e mirë. Megjithatë, kemi disa telashe shkaku i formacionit pasi për këtë ndeshje mungojnë tetë lojtare që kanë qenë bartëse kryesore të 11-shes së parë. Gjashtë lojtare kanë munguar edhe në ndeshjen ndaj Turqisë. Realisht Holanda është një ndër kombëtaret që vitet e fundit ka pasur një rritje të madhe dhe është kampion evropian dhe nënkampion bote, andaj do të jetë tejet e vështirë për ne”, ka thënë Fazlija. Kapitenia Edona Kryeziu ka thënë se pa marrë parasysh kundërshtarin punojnë me përkushtim çdo herë për paraqitje sa më të mirë.
“Edhe lojën me Estoninë kemi qenë kryesisht me lojtare nga kampionati vendor, por kemi treguar se mund t’ia dalim. Kësaj radhe kundërshtari është shumë i fortë, por duhet të mundohemi të nxjerrim më të mirën e mundshme”, është shprehur Kryeziu. Ndërkohë, edhe portierja Florentina Kolgeci, e cila ishte njëra ndër më të merituarat për barazimin e para pak ditëve në Turqi ka thënë se në këtë ndeshje nuk hyjnë të dorëzuara.
“Si ekip nuk i frikësohemi askujt. E dimë që jemi kombëtare e re por do të mundohemi t’i bëjmë ballë çdo kundërshtari. Holanda ka ekip shumë të fortë, por asnjëherë nuk hyjmë në fushë të dorëzuara”, ka thënë Kolgeci.

Related Posts

Ski/ Lara Colturi në podium, skiatorja shqiptare përfundon në vendin e 3-të në garën e slalomit
Sport

Ski/ Lara Colturi në podium, skiatorja shqiptare përfundon në vendin e 3-të në garën e slalomit

29/12/2025
Sporti shqiptar dhe media në zi, ndahet nga jeta ish basketbollisti dhe gazetari i mirënjohur Enea Andrea

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë
Sport

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë
Sport

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
FSHF organizon event festiv me gazetarët sportivë, Presidenti Duka vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias
Sport

FSHF organizon event festiv me gazetarët sportivë, Presidenti Duka vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias

29/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Timothée Chalamet shkruan histori me “Marty Supreme” në arkëtimet e Krishtlindjeve

Timothée Chalamet shkruan histori me “Marty Supreme” në arkëtimet e Krishtlindjeve

29/12/2025
Jair Bolsonaro i nënshtrohet ndërhyrjes për lemzën kronike

Jair Bolsonaro i nënshtrohet ndërhyrjes për lemzën kronike

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al