• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Dardanet” sonte e kërkojnë mrekullinë ndaj Holandës

27/10/2020
“Dardanet” sonte e kërkojnë mrekullinë ndaj Holandës

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave është e gatshme për ndeshjen kundër Holandës, e cila do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022. Holandezet janë kampione evropiane dhe nënkampione botërore, derisa tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Evropian, ku në 8 ndeshje në Grupin A kanë arritur po aq fitore.
Për këtë, në takimin e sontëm ato janë favorite absolute. Megjithatë, futbollistet dardane pas barazimit si mysafire kundër Turqisë (0:0) synojnë që të kenë paraqitje sa më të mirë në duelin e sontëm, edhe pse janë të vetëdijshme për nivelin e lartë të kundërshtareve.
Në konferencën për media përzgjedhësja Afërdita Fazlija, kapitenia Edona Kryeziu dhe portierja Florentina Kolgeci kanë folur rreth kësaj përballjeje, duke e vlerësuar Holandën për kualitetin që ka, por me shpresë se do të arrijnë të shkaktojnë befasi duke nxjerrë rezultat pozitiv.
“Në përgjithësi situata dhe atmosfera në ekip është e mirë. Megjithatë, kemi disa telashe shkaku i formacionit pasi për këtë ndeshje mungojnë tetë lojtare që kanë qenë bartëse kryesore të 11-shes së parë. Gjashtë lojtare kanë munguar edhe në ndeshjen ndaj Turqisë. Realisht Holanda është një ndër kombëtaret që vitet e fundit ka pasur një rritje të madhe dhe është kampion evropian dhe nënkampion bote, andaj do të jetë tejet e vështirë për ne”, ka thënë Fazlija. Kapitenia Edona Kryeziu ka thënë se pa marrë parasysh kundërshtarin punojnë me përkushtim çdo herë për paraqitje sa më të mirë.
“Edhe lojën me Estoninë kemi qenë kryesisht me lojtare nga kampionati vendor, por kemi treguar se mund t’ia dalim. Kësaj radhe kundërshtari është shumë i fortë, por duhet të mundohemi të nxjerrim më të mirën e mundshme”, është shprehur Kryeziu. Ndërkohë, edhe portierja Florentina Kolgeci, e cila ishte njëra ndër më të merituarat për barazimin e para pak ditëve në Turqi ka thënë se në këtë ndeshje nuk hyjnë të dorëzuara.
“Si ekip nuk i frikësohemi askujt. E dimë që jemi kombëtare e re por do të mundohemi t’i bëjmë ballë çdo kundërshtari. Holanda ka ekip shumë të fortë, por asnjëherë nuk hyjmë në fushë të dorëzuara”, ka thënë Kolgeci.

Related Posts

Vendasit me pak alternativa sulmi në stol, priten shkëndija për një biletë finaleje në “Loro Boriçi”. Publikohen formacionet zyrtare të Vllaznia-Dinamo
Sport

Vendasit me pak alternativa sulmi në stol, priten shkëndija për një biletë finaleje në “Loro Boriçi”. Publikohen formacionet zyrtare të Vllaznia-Dinamo

23/04/2026
Vështrim mbi finalet e Botërorit/ Më së fundmi, triumfi i Brazilit

Kumbulla drejt rikthimit të madh, projektohet lëvizja që në fundjavë
Sport

Probleme në horizont, një dëmtim shqetëson mbrojtësin e kombëtares

23/04/2026
Pas vendimit surprizë, ultrasit konfirmojnë bojkotin para derbit: Dinjiteti ynë vlen më shumë, të mbushim sheshin
Sport

Pas vendimit surprizë, ultrasit konfirmojnë bojkotin para derbit: Dinjiteti ynë vlen më shumë, të mbushim sheshin

23/04/2026
Goli i parë me Rubin Kazan, Gripshi në formacionin e javës në Rusi
Sport

VIDEO/ Protagonist te goli që solli fitoren, mesfushori i Kombëtares vlerësohet si më i miri i ndeshjes

23/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vendasit me pak alternativa sulmi në stol, priten shkëndija për një biletë finaleje në “Loro Boriçi”. Publikohen formacionet zyrtare të Vllaznia-Dinamo

Vendasit me pak alternativa sulmi në stol, priten shkëndija për një biletë finaleje në “Loro Boriçi”. Publikohen formacionet zyrtare të Vllaznia-Dinamo

23/04/2026
Ngacmoi seksualisht një shtetase të mitur, shoqërohet i moshuari në Himarë

Ngacmoi seksualisht një shtetase të mitur, shoqërohet i moshuari në Himarë

23/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al