“Berisha do të jetë shefi i të gjithë opozitës, por kjo nuk është receta më e mirë për opozitën”.
Kështu është shprehur kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, teksa është pyetur për rikthimin e Sali Berishës në krye të opozitës.
I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Shehi tha se, opozita ka nevojë për emra të rinj dhe jo për hallet e të tjerëve.
“Berisha bën mirë që takohet me të gjithë, ai do të jetë shefi i të gjithë opozitës dhe unë nuk them që është receta më e mirë për opozitën.
Opozita ka nevojë për njerëz të rinj, s’ka nevojë për hallet e të tjerëve.
Berisha ka njerëzit e vet, opozita të vetët. Se kush është e ardhmja e çdo kujt mbetet për t’u parë.
Le ta bëjmë luftën me armët që kemi. Unë do kisha preferuar fytyra të reja.
Po e ngatërrojmë veten me ca halle që nuk i kemi.
Nuk i bëjnë mirë kampit opozitar. Duhet t’i lëmë protagonizmin, fushatën atij që do jetë në krye të bashkisë, njerëzit e rinj.
Janë të vlefshëm, bashkë me shqiptarët janë një pasuri e madhe”, tha ai.