• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dash Shehi: Shqiptarët nuk e kuptojnë shumë çfarë është lista e hapur, mos të merremi me shejtanllëqet e Ramës

23/09/2020
Dash Shehi: Shqiptarët nuk e kuptojnë shumë çfarë është lista e hapur, mos të merremi me shejtanllëqet e Ramës

Ish-deputeti Dashamir Shehi tha se shqiptarët nuk e kuptojnë shumë se çfarë është lista e hapur. Shehi u shpreh se Rama nuk do të hapë lista dhe se kjo nismë e tij, sipas Shehit, është një tallje me shqiptarët.

Shehi: Shqiptarët nuk e kuptojnë shumë se çfarë është lista e hapur. Rama nuk hap asgjë, ndërsa Basha premtoi dhe po e mbron një hapje që i vë në listë deputetët. Ky i Ramës është kurthi dhe tallja e radhës me shqiptarët. Kjo është tallje edhe për të gjitha ata të partisë së tij, se ata që do të jenë te gjysma e dytë e listës do të punojnë për ata të parët që janë miqtë e Ramës.

Në situatën që ka mbetur do të doja që ne të vazhdojmë luftën politike se ne nuk mund të mbetemi peng i shejtanllëqeve të Ramës, i cili mendon se mund të na shtyjë këtu.

Shehi shtoi se Rama po mundohet që të përçajë koalicionet, por ai theksoi se opozita nuk do të ngelet peng lëvizjeve të Ramës.

Shehi: Rama po mundohet që të përçajë koalicionet. Ai mund ta bëjë ligjin si të dojë, por ne do të jemi sërish bashkë. Ky është mesazhi për qytetarët. Si do të mendojë Rama që do të jenë lista, opozita do të vendosë ato emra që ka. Por zgjedhjet, nuk mbarojnë me zgjedhjet, por me politikën zgjedhore.

Detyra jonë është që të japim një alternativë pasi Rama të mos jetë në pushtet. Nëse Rama ka qejf, me veglat që ka në parlament, mund të bëjë ç’të dojë, por ne nuk do të ngelemi peng e kësaj zgjedhjeje. Tani, qytetarët nuk e kuptojnë këtë kleçkë, as unë se kuptoj mirë.

Shehi theksoi se Rama nuk ka asnjë shpresë politike, por çështja sipas tij, nuk është largimi i kryeministrit, por ndërtimi i një administrate që i shërben qytetarit.

Shehi: Sistemi zgjedhor që ne aplikojmë është i gabuar, por për disa vite nuk ka për të ndryshuar. Rama thotë votoni si të doni, por ne do të vjedhim zgjedhjet. Rama e bën kaq të pamundur për popullin opozitar sa të thonë që do ta durojmë sikurse duruam Enver Hoxhën.

Ky nuk ka asnjë shpresë që të mbijetojë politikisht, por nuk është çështja vetëm largimi i Ramës, por ndërtimi i një administrate shtetërore ku i shërbehet qytetarit, dhe bërja e një Shqipëria me të mirë. Nëse ua hedh edhe ndërkombëtarëve, por edhe ata e kanë kuptuar se kush është.

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E cilësoi Mao Ce Dun-in diktator, Kina “fshin” Mbappe, francezi dhe Tebas kërkojnë ndjesë – Balkanweb.com – News24

E cilësoi Mao Ce Dun-in diktator, Kina “fshin” Mbappe, francezi dhe Tebas kërkojnë ndjesë – Balkanweb.com – News24

28/10/2026
Miqësore luksi, Kombëtarja U-21 përballet me Spanjën më 17 nëntor në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Miqësore luksi, Kombëtarja U-21 përballet me Spanjën më 17 nëntor në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

28/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al