Dea Mishel teksa po diskutonte në mëngjes me Tean, tha se kishte parë në ëndërr Amosin. Ajo tha se e pa Amosin sikur erdhi sërish brenda në shtëpi.
Dea u përlot duke folur për aktorin dhe u shpreh se po e përjeton shumë largimin e tij. Tea i tha asaj, se mund të ketë rënë në dashuri me të. Ajo qeshi dhe nuk e kundërshtoi mendimin e Teas.
Emocionet e Deas treguan të kundërtën, ndonëse më parë e ka mohuar gjithë kohën që nuk ka ndjenja për Amosin, por e shikon thjesht si shok.