• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Debati në Bundestagun gjerman: Të ardhurit nga Ballkani Perëndimor po ulin pagat e vendasve

11/02/2021
Debati në Bundestagun gjerman: Të ardhurit nga Ballkani Perëndimor po ulin pagat e vendasve

Partia djathtiste në Bundestag, Alternativa për Gjermaninë, AfD, ka kërkuar të mërkurën me anë të një mocioni në parlamentin gjerman anulimin e Rregullores së Ballkanit Perëndimor.
Argumenti kryesor është kriza ekonomike dhe papunësia e shkaktuar nga pandemia. Deputeti i kësaj partie, Rene Springer, tha në fjalën e tij të mërkurën pasdite, se fuqia punëtore nga Ballkani Perëndimor ul pagat e vendasve. Sipas tij punëtorët që vijnë me këtë rregullore marrin deri në 900 euro në muaj më pak se kolegët e tyre gjermanë. ”Kjo rregullore është ulje page me mbështetje nga shteti dhe ju bëni sikur nuk shikoni”, tha Springer. Por deputeti djathtist tha se rregullorja nuk është e dëmshme vetëm për Gjermaninë, por edhe për vendet e Ballkanit, prej të cilëve po largohet fuqia punëtore. Ai përmendi ndër të tjera Kosovën, ku “largimi i personelit shëndetësor e ka çuar sistemin shëndetësor në një gjendje alarmante”.
Refuzimi i kërkesës
Kërkesa e deputetëve të AFD u hodh poshtë nga kolegët e partive të tjera. Ata të gjithë vunë në dukje se Rregullorja e Ballkanit Perëndimor nuk përbënte aspak konkurrencë për gjermanët, pasi një nga kushtet për t’u pajisur me vizë pune sipas kësaj rregulloreje është leja e punës. Këtë kandidati e merr vetëm nëse për profesionin e tij nuk ka konkurrentë vendas. “Këtu asnjë ballkanas nuk i merr vendin e punës ndonjë gjermani”, tha Daniela Kolbe nga parita socialdemokrate. Deputeti i partisë liberale, Johannes Olpe, tha se qëllimi i këtij mocioni nuk është kontrolli mbi migracionin, siç pretendonte AfD, por antipatitë nda popujve të tjerë. Deputeti i grupit parlamentar CDU/CSU, Marc Biadasz, tha se me këtë mocion AfD do thjesht të nxisë frikë.
Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u miratua në vitin 2016 dhe u lejon imigrantëve nga Ballkani të vinë në Gjermani edhe nëse kanë kualifikime të ulëta. Kusht është që të kenë kontratë pune në Gjermani.
Për momentin e pezulluar
Duke filluar nga ky vit ajo është zgjatur deri në vitin 2023. Dhe numri i imigrantëve që mund të vijnë në Gjermani me këtë rregullore është kufizuar deri në 25.000 në vit. Që prej gati një vit, për shkak të krizës së koronës, dhënia e vizave në ambasada mbi bazën e kësaj rregulloreje është pezulluar. Por edhe më parë, procedura e dhënies së vizave ishte shumë e stërzgjatur.

Ulla Jelpke nga partia e Majtë, u ankua pikërisht për këtë dhe kërkoi që punëtorëve t’u jepet mundësia që t’i marrin vizat në Gjermani, dhe të mos presin nëpër ambasada. Edhe liberalët duan t’i përshpejtojnë procedurat e dhënies së vizave. Grupi parlamentar i tyre gjithashtu paraqiti një mocion ku kërkonte përshpejtimin e vizave dhe zgjatjen e rregullores deri në vitin 2025. Të dy mocionet iu kaluan për këshillime komisioneve përkatëse.

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpërthen skandali në Ferma VIP, Adioni-Mozës: Ti je Ahmetoviq!

Shpërthen skandali në Ferma VIP, Adioni-Mozës: Ti je Ahmetoviq!

04/05/2026
Legjionarët/ Fundjavë pozitive e kuqezinjve, Mehmeti ngjitet në Premier League, rikthehen te goli Asllani, Uzuni, Laçi, Daku, Hoxha dhe Tuci

Legjionarët/ Fundjavë pozitive e kuqezinjve, Mehmeti ngjitet në Premier League, rikthehen te goli Asllani, Uzuni, Laçi, Daku, Hoxha dhe Tuci

04/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al