• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dëbimi i diplomatëve nga Rusia/ Acarohen raportet e Moskës me Evropën

06/02/2021
Dëbimi i diplomatëve nga Rusia/ Acarohen raportet e Moskës me Evropën

Diplomatët e dëbuar nga Rusia akuzohen, se kanë marrë pjesë në demonstratat për kritikun e Kremlinit Alexej Navalny. Të prekur janë edhe diplomatë gjermanë.
Ministria e Jashtme ruse njoftoi, se ka shpallur „persona të padëshiruar” diplomatë nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, pasi ata kanë marrë pjesë në „protestat ilegale” të opozitës kundër arrestimit të kritikut të qeverisë Alexej Navalny. Atyre u është kërkuar që „në një ardhme të afërt” të largohen nga Rusia. Ministria nuk deklaroi numrin e saktë të diplomatëve të dëbuar. Ministria e Jashtme në Moskë i akuzon diplomatët, se kanë marrë pjesë në demonstratat më 23 janar në Shën Peterburg dhe në Moskë. Rusia një veprim të tillë e konsideron si të “papranueshëm dhe jo në përputhje me statusin diplomatik”.
Qeveria gjermane reagoi ashpër: “Ne e konsiderojmë të pajustifikueshëm dëbimin dhe besojmë, që ky është një tjetër aspekt se Rusia është shumë larg shtetit ligjor sikurse po vërehet aktualisht”, tha kancelarja Angela Merkel para gazetarëve në Berlin.
Ministri i Jashtëm Heiko Maas tha, se dëbimi „nuk është aspak i justifikueshëm” dhe i dëmton edhe më tej raportet e Rusisë me Europën.
“Nëse Federata Ruse nuk e rimendon këtë hap, ai nuk do të mbetet pa përgjigje”, deklaroi Maas.
Ministria e Jashtme në Berlin ndërkohë e ka thirrur ambasadorin rus për një „bisedë urgjente”. Sekretari i shtetit Miguel Berger „i ka bërë të qartë qendrimin gjerman” ambasadorit rus Sergej Netshajev, thuhet më tej.
Edhe Polonia e ka thirrur ambasadorin rus në Varshavë.
Ministria e Jashtme e Suedisë i komunikoi Moskës, se e konsideron këtë qendrim tërësisht të paargumentuar.
Në protestat pa leje në janar në mbarë vendin morën pjesë dhjetëra mijëra vetë. Pas protestave pati arrestime të mijëra vetëve. Maas tha, se diplomati i prekur gjerman, ka qenë në vendin e ngjarjes duke kryer detyrën e informimit me mjete ligjore lidhur mbi zhvillimet, sikurse është e parashikuar në Marrëveshjen e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Takimi Sergej Lavror – Josep Borrell

Marrëdhëniet mes Moskës dhe vendeve të BE-së janë të rënduara që nga viti 2014 pas aneksimit të Krimesë. Tensionet u shtuan edhe më shumë prej rastit Navalny. Kritiku më i ashpër i presidentit Vladimir Putin në mes të janarit pas kthimit nga kurimi në Gjermani u arrestua në Moskë dhe më pas u dënua me disa vite burgim. Ai qëndroi në Gjermani për trajtim mjekësor pas një sulmi me lëndë toksike, për të cilin ai bën përgjegjëse qeverinë ruse.
Ndërkohë i Ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Joseph Borrell ndodhet për një vizitë disa ditore në Moskë. Lidhur me rastin Navalny, Borrell gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov u shpreh se marrëdhëniet europiano-ruse kanë rënë në “nivel të ulët”. Të dyja palët megjithatë shprehën vullnetin për vazhdimin e dialogut. Borrell mësoi për dëbimin e diplomatëve europiane gjatë kohës që ishte në takim me Lavrovin. Ai e dënoi ashpër këtë hap.
Të martën (02.02) një trup gjykues në Moskë vendosi që dënimin me kusht për Navalyn nga viti 2014 ta kthejë në dënim me burgim mbi 2 vjet. Të premten (04.02) Navalny sërish doli para gjyqit për një tjetër proces: 44 vjeçarin e akuzojnë, për shpifje ndaj një veterani të luftës. Opozitarin edhe në këtë rast e kërcënon një dënim me disa vjet burgim./DW
 
 

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jasir Asani shkëlqen në Champions, gol 3-pikësh për Esteghlal – Balkanweb.com – News24

Jasir Asani shkëlqen në Champions, gol 3-pikësh për Esteghlal

04/11/2026
Jasir Asani shkëlqen në Champions, gol 3-pikësh për Esteghlal – Balkanweb.com – News24

Jasir Asani shkëlqen në Champions, gol 3-pikësh për Esteghlal – Balkanweb.com – News24

04/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al