• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dëbora mbulon Greqinë, izolohet një familje shqiptare. Trashësia e dëborës mbi 1 metër

08/01/2019
Dëbora mbulon Greqinë, izolohet një familje shqiptare. Trashësia e dëborës mbi 1 metër

Greqia është mbuluar nga një valë të ftohti polar dhe reshje të dendura dëbore. I gjithë vendi është përfshirë nga stuhia polare e pagëzuar me një emër nga mitologjia greke “Telemak”, i biri i Odiseas. Në kryeqytetin Athinë, dëbora mbuloi edhe sheshin Sindagma, ndërsa në zonat periferike shtresa e dëborës arriti deri në 1 metër, duke krijuar jo pak probleme në lëvizjen e qytetarëve, por edhe duke lënë pa energji elektrike, për orë të tëra disa lagje të kryeqytetit helen.

Prefektura e Athinës njoftoi se ka pezulluar mësimin në të gjitha shkollat e ciklit të ulët dhe të mesëm, si dhe në kopshtet e Atikës. Një familje shqiptare, në zonën Kapandriti, kërkoi ndihmën e Top Channel, pasi ndodhej e izoluar në më shumë se 1 metër dëborë.

Kryefamiljari Armand Sula, me origjine nga Karbunara e Lushnjës, dërgoi në rubrikën Ti Raporton, pamje të zonës që bënojnë. Ata thane se ndodhen ne izolim total, pa energji elektrike dhe pa asnjë ndihme.

Top Channel komunikoi me mbrojtjen civile, e cila pranoi se ka probleme në zonën Kapandriti dhe se gjate orëve në vazhdim do të mundësohet hapja e rrugës.

Reshjet e dëborës mbuluan pothuaj gjithë Greqinë, madje dëbora mbuloi edhe shumë ishuj të Egjeut, në të cilët nuk binde dëbore prej mëse 20 vitesh. Në ishullin e Rodosit një emigrant nga Pakistani gjeti vdekjen dhe dy të tjerë u dërguan në spital në gjendje të rëndë, si pasojë e intoksikimit nga mangalli që kishin ndezur për t’u ngrohur.

Mbrojtja civile paralajmëroi se temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë edhe për disa ditë akoma, ndaj dhe qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e kota.

Edhe Bashkia e Athines deklaroi se ka vënë në dispozicion ambiente të posaçme me ngrohje, për të gjithë personat që kanë nevojë gjatë këtyre ditëve. Në zonën e Athines numërohen më shumë se 3000 të pa strehë dhe emigrantë që flenë në qiell të hapur./tch

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kakavija e bllokuar sërish, policia njofton oraret

Kakavija e bllokuar sërish, policia njofton oraret

16/12/2025
Fejohet për herë të tretë djali i Donald Trump-it!

Fejohet për herë të tretë djali i Donald Trump-it!

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al