• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dejvi Bregu, talenti i Luftëtarit që pritet t’i sjellë miliona euro Superligës

03/06/2017
Dejvi Bregu, talenti i Luftëtarit që pritet t’i sjellë miliona euro Superligës

Një tjetër sezon emocionues u mbyll në Kategorinë Superiore, ku nuk mungoi lufta e fortë sportive si dhe polemikat që shoqërojnë atë. Në përfundim të një edicioni të tillë sigurisht është koha e llogarive, për të parë leksionet që klubet kanë marrë nga eksperienca e fituar.

Ajo që vihet re këtë edicion është shpërthimi i elementëve të rinj, futbollistë të së ardhmes gati për të hedhur hapin cilësor drejt perëndimit. Kategoria Superiore bëhet gati të arkëtojë këtë verë një shumë të konsiderueshme parash nga shitjet e talenteve të saj, rreth 2.5  milion Wuro, një shifër e padëgjuar më parë.

Listën e kryeson Liridon Latifi, për të cilin Skënderbeu pritet të arkëtojë të paktën 1.5 milion Euro. Padiskutim një nga futbollistët më të mirë të kampionatit, 23 vjecari është kërkuar edhe gjatë merkatos së dimrit, teksa tashmë duket momenti për të hedhur hapin cilësor.

Në gjurmët e tij është edhe Dejvi Bregu, mesfushori vlonjat që me shpërthimin e tij në Gjirokastër ka tërhequr vëmendjen e klubeve perëndimore. Për numrin 21 të Luftëtarit përflitet për një ofertë rreth 500 mijë Euro, megjithatë drejtuesit e bluzinjve janë në pritje të vendimit të etikës për cështjen Skënderbeu në mënyrë që të marin vendimin përfundimtar për të ardhmen e vlonjatit.

Albi Doka ka shkëlqyer me Tiranën këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen e menaxherëve të huaj, teksa përflitet për një ofertë në drejtim të klubit për shifrën e 350 mijë Eurove, njofton supersport.

I fundit që duket të ketë marrë një ofertë konkrete është Realdo Fili i Partizanit. 200 mijë Euro janë gati nga Turqia për të marrë shërbimet e mesfushorit fierak. Gjithashtu në vëmendje të klubeve të huaja janë edhe të tjerë të rinj të talentuar si Abazaj e Rroca të Luftëtarit, Merveille dhe Acquah të Tiranës, apo edhe Ylber Ramadani i Partizanit. Besimi tek të rinjtë, nuk sjell rezultate të mira vetëm në fushë, por edhe në aspektin financiar, me klubet shqiptare që po gjejnë një tjetër dritare për të mbushur arkat e tyre.

Related Posts

VIDEO/ Barcelona rikthehet te suksesi, mund Oviedon dhe kryeson kampionatin
Sport

VIDEO/ Barcelona rikthehet te suksesi, mund Oviedon dhe kryeson kampionatin

25/01/2026
FORMULA 1/ Vonesa me makinën, Uilliams humbet testet e Barcelonës
Sport

FORMULA 1/ Vonesa me makinën, Uilliams humbet testet e Barcelonës

25/01/2026
Vllaznia triumfon në “Klasike”, zhyt Tiranën drejt fundit, fitojnë edhe Elbasani e Dinamo
Sport

Vllaznia lumturon tifozët, nesër prezanton goditjen e madhe të merkatos

25/01/2026
Vllaznia triumfon në “Klasike”, zhyt Tiranën drejt fundit, fitojnë edhe Elbasani e Dinamo
Sport

Vllaznia lumturon tifozët, nesër prezanton goditjen e madhe të merkatos

25/01/2026
“AUSTRALIAN OPEN”/ Alkaraz si Borg, 100 ndeshje Grand Slam me shifra legjendare
Sport

“AUSTRALIAN OPEN”/ Alkaraz si Borg, 100 ndeshje Grand Slam me shifra legjendare

25/01/2026
VIDEO/ Mehmeti në formë, tjetër gol në Championship
Sport

U largua nga Bristol City, Mehmeti: Nuk do iu harroj asnjëherë, faleminderit të gjithëve

25/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kur hyn i treti në mes: Pse na magnetizojnë lidhjet “treshe” në reality show?

Kur hyn i treti në mes: Pse na magnetizojnë lidhjet “treshe” në reality show?

25/01/2026
VIDEO/ Barcelona rikthehet te suksesi, mund Oviedon dhe kryeson kampionatin

VIDEO/ Barcelona rikthehet te suksesi, mund Oviedon dhe kryeson kampionatin

25/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al