Kryeministri Edi Rama është duke folur sonte në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në televizionin Report Tv.
I pyetur për akuzat që përfaqësues të LSI-së kanë bërë për Policinë e Shtetit si të përfshirë në trafikun e drogës, duke iu referuar këtu deklaratave të Vangjel Tavos dhe Lefter Kokës, Rama i ka quajtur “haluçinacione”.
“Këto janë haluçinacione, nuk janë as prova as fakte. Policia e Shtetit është sot institucioni më i besuar i shqiptarëve”, u shpreh Kryeministri.
Në fillim të këtij viti deputeti i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo, tha se drejtues të policisë janë të implikuar në kultivimin dhe trafikun e drogës, si dhe foli për përpjekje të Policisë së Shtetit për të ndikuar në procesin zgjedhor.
/ArgjiroLajm.net/