• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Del formulari A2, si të veproni dhe datat e aplikimit për çdo rreth

15/07/2017
Del formulari A2, si të veproni dhe datat e aplikimit për çdo rreth

Ndërkohë që maturantët kandidatë për në universitete po bëjnë përllogaritjet e notave që kanë marrë për të kapur degën që duan, Agjencia Kombëtare e Provimeve iu kujton se përpara aplikimit duhet të kryejnë pagesën prej 2 mijë lekësh të rinj. 

Në faqen zyrtare është publikuar mandat pagesa, pa të cilën asnjë maturant nuk mund të bëhet pjesë e garës për në fakultete.

Konkurrimi i vërtetë për në raundin e parë nis me aplikimin me formularin A2, pas renditjes së dhjetë degëve në publik e privat. Përbri shkrimit botohen datat e plotësimit të formularit sipas rretheve, të cilat nisin më 20 me maturantët kryeqytetas deri më 27 korrik. Nëse për një arsye apo një tjetër kandidatët nuk arrijnë ta bëjnë këtë në datën e caktuar, ashtu si çdo vit, vihen në dispozicion dy data shtesë, 28 dhe 29 korrik.

PARA APLIKIMIT

Çdo maturant që do të aplikojë për të ndjekur studimet e larta, përpara se të aplikojë në portal duhet të paguajnë një mandat prej 2 mijë lekësh të rinj. Kjo pagesë nuk kryhet nga ata që nuk kanë ndërmend të ndjekin studimet në një institucion të arsimit të lartë, publik ose jopublik. Për të kryer hapin e parë që mundëson hedhjen e notës mesatare në sistem duhen ndjekur disa etapa.

Fillimisht, në faqen e AKP-së shkarkohet dhe printohet fatura për arkëtim për t’u plotësuar me shumë përgjegjësi të dhënat në të. Kjo gjë, mund të bëhet edhe nga ndonjë i afërm, por duhet pasur kujdes që pas shkrimit të saktë të emrit, mbiemrit dhe datës së lindjes, tek ID-ja e detyruar duhet të shënohet numri personal i kartës dhe jo i maturës. Më pas, në një sportel të postës shqiptare ose bankë të nivelit të dytë bëhet derdhja e parave. Në këtë pikë duhet sërish vëmendje!

Arkëtarja që firmos dhe vulos faturën e arkëtimit duhet t’ju japë dy mandate pagese. Afati i pagesës është përpara datës së plotësimit të formularit ku renditen dhjetë degë në institucionet e arsimit të lartë publik e privat. Minimalisht një ditë përpara plotësimit të formularit A2, duhet të dorëzoni në shkollë faturën e arkëtimit të firmosur e vulosur nga arkëtarja e bankës ku keni kryer pagesë; dy mandate pagese gjithashtu të vulosura si dhe të nënshkruani për konfirmimin e pagesës së kryer.

Kujdes i veçantë u duhet kushtuar afateve, pasi mosdërgimi i faturës dhe mandat pagesës nuk mundëson hedhjen e mesatares në portalin matura.gov.al, çka ju penalizon në vijimin e procedurave për të fituar një degë në arsimin e lartë. Për aplikimin me formularin A2, e vetmja gjë që ju duhet është një lidhje interneti, pasi si çdo vit tjetër bëhet online në çdo mjedis. Për çdo problem, ju sugjerojmë të drejtoheni në shkollë apo në drejtorin arsimore. /Panorama/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

25/12/2025
Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al