• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Del Piero: Pirlo mund të bëhet trajner më i mirë se Zidane

09/08/2020
Del Piero: Pirlo mund të bëhet trajner më i mirë se Zidane

Lajmi më i bujshëm i ditës së djeshme dhe ndoshta edhe i ditëve në vazhdim është shkarkimi i Sarrit dhe vendosja e Andrea Pirlos në krye të stolit të Juventusit. Pirlo nuk ka punuar kurrë si trajner dhe para pak ditësh drejtuesit bardhezinj vendosën t’i besojnë skuadrën e Juventus U23. Eliminimi i parakohshëm nga Champions League nga Lioni bëri që gjërat të ndryshojnë shpejt.
Brenda ditës së djeshme u shkarkua Sarri dhe u vendos trajneri i ri, Pirlo. Në lidhje me këtë vendim të befasishëm të bardhezinjve ka folur një legjendë e klubit, Aleks Del Piero. Ish-sulmuesi tregon se ndihet i befasuar për rrugën e zgjedhur nga Pirlo dhe mendon se ka cilësitë e duhura për tu bërë më i mirë se Zidane.
“Të jem i sinqertë nuk do kisha vënë bast se Pirlo do bëhej trajner. Është një surprizë për mua. U kënaqa kur mora vesh se do bëhet trajner i U23 ​​dhe mendova se ishte lëvizja e duhur për të, por ai u vendos në krye të ekipit të parë, kështu që unë mund t’i uroj vetëm fat. Unë mendoj se perceptimi i përgjithshëm i ish-lojtarëve që bëhen trajnerë po ndryshon në Itali. Më parë, kishte nevojë për të kaluar një proces të gjatë në ligat e ulëta, por vitet e fundit ne kemi parë Filipo dhe Simone Inzagi të kenë sukses, plus Xhenaro Gatuzo. Ata ishin lojtarë të shkëlqyer dhe filluan menjëherë të trajnojnë skuadra të mëdha. Anjeli mendon se Pirlo mund të bëhet si Zidan? Nuk është një krahasim i drejtë, sepse Zizu punoi fillimisht si trajner i ekipit të dytë e më pas si asistent i Karlo Ançelotit, por Pirlo ka gjithçka që duhet për të bërë edhe më mirë sesa Zidan. Ai e njeh klubin, lojtarët, drejtorët, kështu që unë mendoj se ata komunikuan në një mënyrë shumë të qartë”, u shpreh legjenda bardhezi.

Related Posts

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)
Sport

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
Nga Lewa, Vlahovic e Maignan, sa shumë yje dalin “falas” në treg

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman
Sport

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme
Sport

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë
Sport

AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
Dhunohet në Tiranë TikTokerja Suada Muça

Dhunohet në Tiranë TikTokerja Suada Muça

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al