• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Lewa, Vlahovic e Maignan, sa shumë yje dalin “falas” në treg

25/12/2025
Nga Lewa, Vlahovic e Maignan, sa shumë yje dalin “falas” në treg

Ky janar pritet të jetë “zjarr”, kjo pasi të shumë janë yjet e futbollit botëror që dalin në treg si lojtarë të lirë, nga shkurti mund të negociojnë me çdo skuadër pasi futen në vitin që i përfundon kontrata. Mes emra të shumë, sigurisht një pjesë e madhe janë lojtarë në moshë, futbollist si Lewandowski, Benzema e shumë e tjerë, por që përtej numrave mbetet efikas në fushë, vijojnë të shënojnë në mënyrë konstante. Sigurisht ka edhe lojtarë “top-player” si Vlahovic, Mike Maginan, Upamecano e të tjerë, lojtari klasi që do t’i bënin punë çdo ekipi.

Në krye të kësaj liste, të paktën sa i takon vlerës në treg është Ibrahima Konate, me futbollin e Liverpool që vlerësohet me 60 milionë euro. Të kuqtë kanë dështuar këtë periudhë për të gjetur një akord me qendërmbrojtësin francez për rinovimin e kontratës. Në këtë listë, Konate ndiqet nga një tjetër francez, sërish një qendërmbrojtës, bëhet fjalë për Dayot Upamecano. Në këtë rast diskutimi është ndryshe pasi Bayern Munich po bën gjithçka për të gjetur një akord të ri për rinovimin e kontratës pasi nuk dëshirojnë ta humbasin falas. Klubi gjerman ndodhet në një pozicion të vështirë këtë periudhë pasi në skadencë të kontratës janë edhe dy lojtarë të tjerë, Gnabry dhe Goretzka. Në podium e lojtarëve më të shtrenjtë që mund të largohet falas, ose më saktë që janë futur në vitin që i përfundon kontrata është Marc Guehi i Crystal Palace, kartoni i tij vlerësohet me 45 milionë euro.

Janari pritet të jetë i nxehtë edhe për dy “bombera” si Vlahovic dhe Robert Lewandowski. Sulmuesi i Juves pëlqehet shumë nga Milan, nga ekipe në Angli, por edhe jashtë Evrope. Pavarësisht këtij detaji duket e vështirë që Vlahovic të largohet në janar, kjo pasi sulmuesi serb ka pësuar një dëmtim të rendë. Gjatë kësaj periudhë drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” më shumë se sa për të gjetur blerës për Vlahovic do të përpiqen t’i marrin firmën për rinovimin e kontratës. Kartoni i Vlahovic vlerësohet në treg me 35 milionë euro.

I ndryshëm është diskutimi për Robert Lewandowski-n. Përtej numrave dhe formës së tij, Barça nuk ka ndërmend t’i ofrojë një kontratë të re “bomberit” polak. Mbetet për t’u parë se çfarë do të zgjedh Lewa këtë periudhë, milionat që vijnë nga Amerika dhe Arabia Saudite apo do të vijojë të qëndrojë në Evropë ku klubi si Milan janë gati ta përfshijnë në skuadër.

Një nga emrat më të rëndësishëm në treg është edhe portieri i Milan, Mike Maignan. Francezi është futur në vitin që i përfundon kontrata, ndërsa është shumë larg gjetjes së një akordi me Igli Taren për të rinovuar. Interesimi për të në treg është i jashtëzakonshëm, detaj që ndërlikon akoma më shumë gjeten e një akordi me “djallin”.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit – Balkanweb.com – News24
Sport

DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit

14/10/2026
DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit – Balkanweb.com – News24
Sport

DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
Përballja e “zjarrit”, Teuta kryesuese, prova për titullin nis ndaj Dinamos – Balkanweb.com – News24
Sport

Përballja e “zjarrit”, Teuta kryesuese, prova për titullin nis ndaj Dinamos – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar – Balkanweb.com – News24
Sport

Përfundon me sukses kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Presidenti Duka: Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar

14/10/2026
Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar – Balkanweb.com – News24
Sport

Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
Thellohet kriza e United, Atletico i mund pastër, Simeone: E dinim se çfarë bënim
Sport

Thellohet kriza e United, Atletico i mund pastër, Simeone: E dinim se çfarë bënim

14/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit – Balkanweb.com – News24

DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit

14/10/2026
DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit – Balkanweb.com – News24

DigitAlb, një ofertë e plotë për adhuruesit e futbollit – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al