Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka mohuar të jetë shkarkuar apo të ketë dhënë dorëheqjen. Pak para nisjes së Asamblesë së PS-së, Ibrahimaj e cilësoi lajmin si thashethem vere.
“Nuk jam shkarkuar, s’kam dhënë dorëheqje, është koha e thashethemeve të verës. Nuk jam shkarkuar!”, tha ajo.
Pasditen e sotme u deklarua se në mbledhjen e qeverisë u miratua dhe vendimi për shkarkimin e Ibrahimajt, gjë që u mohua nga ministrja. Sot socialistët do të mblidhen në Asamblenë e PS-së, e cila pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura.