Simpatizantë dhe drejtues të Partisë Demokratike në Gjirokastër janë nisur drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Udhëtimi i tyre është bërë në mënyrë të organizuar me autobusë dhe automjete private. Protesta nis në orën 12:00. Rreth 20 mijë protestues nga rrethet po udhëtojnë drejt Tiranës, ndërsa janë angazhuar mbi 2 mijë policë për sigurinë. PD kërkon qeveri teknike për organizimin e zgjedhjeve, kërkesë që është refuzuar nga mazhoranca.
/ArgjiroLajm.net/