POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj një 66-vjeçari, i dyshuar për dëmtim prone.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasi me iniciale A. B., banues në fshatin Kurtëz, dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar me sende të forta automjetin e një 27-vjeçari.
Ngjarja është dokumentuar nga shërbimet e Policisë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.
Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.









