• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dënimi i Dodik me burg, Vuçiç: Vendim i ndikuar politikisht, nuk e njohim

02/08/2025
Dënimi i Dodik me burg, Vuçiç: Vendim i ndikuar politikisht, nuk e njohim

Mbledhja e Këshillit Serb të Sigurisë Kombëtare u njoftua pasi Aleksandër Vuçiç tha se Serbia nuk kishte qenë në situatë më të vështirë që nga viti 2008, deklaratë e dhënë pas shpalljes së vendimit që dënon presidentin e Republikës Serbe në Bosnje, Milorad Dodik, me 1 vit burg dhe largim nga politika për 6 vjet.
Në deklaratën pas mbledhjes, Vuçiç tha se të gjitha institucionet shtetërore serbe janë të detyruara, sipas këtij rakordimi në Këshillin e Sigurisë, që të kenë të njëjtin qëndrim dhe shtoi se Serbia nuk e pranon vendimin e gjykatës për Dodik.
“Ne e dënojmë fuqimisht vendimin kundër Presidentit Milorad Dodik me një vit burg dhe ndalim të angazhimit në politikë, për mungesë respekti ndaj Christian Šmit. Këto vendime janë thellësisht imorale dhe shkelin parimet themelore, nga e drejta e lirisë së shprehjes deri te e drejta e sovranitetit dhe integritetit, dhe shkelin Kushtetutën e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Marrëveshjen e Dejtonit. Prandaj, Serbia nuk i pranon vendimet e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës”,- tha Vuçiç.Vuçiç nuk e përmendi BE në argumentet e tij, por, njësoj si Milorad Dodik një ditë më parë, tha se vendimi ishte i ndikuar politikisht. Lideri i serbëve të Bosnjës një ditë më parë përmendi Komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos, për vendimin dhe akuzoi Evropën për ndërhyrje.
“Mund ta keni vënë re se si ai vendim ishte përgatitur politikisht me presion të jashtëzakonshëm nga aktorë të ndryshëm politikë. Aq sa partitë në Sarajevë kërcënuan të dilnin në demonstrata nëse vendimi nuk do të ishte bindës. Këtë e bënë edhe përfaqësues të partisë së Ministrit të Punëve të Jashtme të BiH. Ata që flasin për sundimin e ligjit dhe pastaj e përcaktojnë vendimin bazuar në numrin e demonstruesve që do të kryejnë”,- tha presidenti serb.
Në deklaratën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Vuçiç tha se aty u diskutua edhe për Kosovën, e cila shkon në zgjedhje lokale në muajin tetor. Sipas presidentit serb, Albin Kurti, kreu në detyrë i qeverisë në Kosovë, do të diskreditojë Listën Serbe përpara procesit elektoral.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al