“Nuk ka më pandëshkueshmëri.” Ky është reagimi që ka bërë ambasadorja amerikane Yuri Kim pas dënimit me burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në një postim në Twitter, kryediplomatja amerikane u bën thirrje institucioneve gjyqësore që të vijojnë të tregojnë “se asnjë, pavarësisht partisë, pozicionit apo pasurisë, nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Kujtojmë që përfaqësues të ambasadës amerikane kanë qenë në gjyqin e Saimir Tahirit që prej seancës së parë.










