Shqiptari që vrau gruan greke dhe më pas u arratis për 18 ditë me djalin e tij të vogël, nga autoritet e vendit fqinj është dënuar me burgim të përjetshëm.
Klodian Lesi, kishte vrarë me thikë bashkëshorten në fillim të janarit 2016. Gjatë kalvarit të gjatë të një procesi gjyqësor që zgjati më shumë se një muaj pati disa ndërprerje,
Klodian Lesi ka shprehur pendesën e vet dhe ka kërkuar ndjesë nga familja e viktimës, duke thënë se ai nuk ka qenë i vetëdijshëm në momentin e krimit, që ndodhi në banesën e çiftit, në fshatin Ormilos të Halkidikisë.
Ishte 6 janar 2016, dhe në një moment Lesi kishte rrëmbyer një thikë dhe e kishte goditur disa herë bashkëshorten me të cilën ishin në distancë prej disa kohësh. Pastaj kishte marrë me vete djalin më të vogël, të moshës 4 vjeç dhe ishte larguar.
Lesi dhe i biri kaluan më shumë se dy javë si endacakë, duke fjetur ku të mundnin dhe gjithmonë larg syve të botës.
Përfundimisht, ai u arrestua më 24 janar, shumë afër vendbanimit. Lesi citohet nga mediat greke të ketë thënë gjatë deponimit të vet në gjyq se ai nuk mbante mend asgjë.