• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Denoncimi i çuditshëm në polici: U lidhëm, por nuk tregoi se ishte i martuar

30/08/2020
Denoncimi i çuditshëm në polici: U lidhëm, por nuk tregoi se ishte i martuar

Martesën e parë ai e mbylli me divorc. Me bashkëshorten e dytë lindi një fëmijë. Por edhe tek e dyta dashuria nuk i zgjati, megjithatë ai u vu në kërkim të një historie të re. Përditë në lokalin ku punonte ai shikonte një vajzë që kthehej në shtëpi në orar fiks dhe ja vuri syrin.

Por e reja me inicialet J. R e cila u bë e dashura e shtetasit D. Q., kur zbuloi se ai ishte i martuar, pa një pa dy iu drejtua policisë duke e kallzuar. Denoncimi përmes të cilit kërkohej ndihma e unformave blu për tu ndarë u rregjistrua në komisariatin numër pesë

J.R kujton në polici çdo të dhënë të njohjes me D. që prej ditës së parë kur ai ndërpreu rrugën duke i lënë në dorë numrin e telefonit. Por e reja e hodhi numrin përtokë.

“Mos bëj të vështirën- më tha i panjohuri- je interesante”-tregon e reja në polici. Sipas burimeve policore vajza ka përshkruar se si përditë pas atij moment i riu shoqëronte për në shtëpi pa thënë asnjë fjalë, deri sa ajo është dorëzuar dhe e ka pyetur për emrin. “ Filloi të më pëlqente shoqëria me të, bënim rrugën së bashku dhe D. nuk më kërkoi asnjëherë të uleshim në kafe por vetëm bisedonim”. Marrëdhënia mes të martuarit dhe beqares ka marrë drejtim tjetër gjatë karantinës së pandemisë , kur e reja u mbyll në shtëpi.

” Në muajin mars , ditën nuk e mbaj mend e telefonova dhe dolëm së bashku në lagje, biseduam për gjëra të ndryshme, por pa I shfaqur njëri- tjetrit asgjë tjetër” thotë më tej në denoncim vajza me inicialet J.R.. Në javët në vazhdim njohja ka përparuar dhe ata janë ulur në kafenë e parë, pas të cilës kanë vendosur të marrin një dhomë në një hotel që gjendet në Kamëz.

“ Qëndrova me dëshirë dhe kreva marrëdhënie pa dëshirën time” këmbëngul e reja , lidhja e të cilës u zbulua pasi në një nga ditët intime ata kishin shkrepur fotografi, që u zbuluan në telefonin e J.R nga e ëma. Kur mësova që ishte i martuar – shton e reja- e pyeta nëse ishte e vërtetë, më tha që do ndahej dhe që më donte.’ Vendosa ta denoncoj që të shkëputem njëherë e mirë prej tij, dhe këtë vendim e mora së bashku me prindërit – shton më tej J.R, që vazhdon më tej dhe detajon se me shumë mundësi D. nëse ka rënë në dashuri me të, atëherë ai po mashtron bashkëshorten.

D. Qema sapo është thirrur në polici sipas një burimi të gazetës Si pranë komisariatit numër pesë,ka ngritur supet dhe ka shprehur habi duke u pyetur se përse e kishin thirrur. “Nuk di ç’të them, por kam rënë në dashuri me J. Në lidhje me të qenit i martuar, ja kam treguar që në fillim që isha i zënë. Madje ramë dakord që të martoheshim sapo të divorcohesha”- I tregon i riu

”Kërkesën për martesë ja kam shfaqur që në fillim , dhe martesa ime nuk ishte pengesë, ajo më tha mjafton të ndahesha dhe nuk kishte asnjë problem”. I pyetur nga agjentët se përse i mbante fotografitë nudo të së dashurës, D. ” në asnjë rast nuk I kam përdorur si presion, këto foto janë edhe në telefonin e J.” .

Policia nuk ka vendosur ende se për çfarë vepre do ta referojë ngjarjen , përderisa nuk ka zbuluar asnjë të dhënë presioni apo marrëdhënieje seksuale me dhunë. /Gazeta Si/

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al