Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzoi policinë se ka mbajtur të fshehtë një ngjarje të rëndë në Vlorë. Ajo tha se në fshatin u gjet një person me kokë të prerë.
“Dje në Llakatund të Vlorës u gjet një person me kokë të prerë dhe nuk ka asnjë njoftim. Por ngjarja u fsheh”, – tha Kryemadhi në “Open” në Top Channel.
Ajo shtoi se është survejuar nga organet ligjzbatuese, ndërsa u ndal edhe tek çështja e sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në Durrës. Kryemadhi tha se ndaj Ballës ka prova që e implikojnë me paratë e sekuestruara, pasi ka përgjime.
“Përgjimet nxjerrin Taulant Ballën. Ai është pjesë e Toyota Yaris. Kemi përgjime për Taulant Ballën, i ka prokuroria. Kush është personi që ka folur në telefon me shoferin e Toyota Yaris? Unë do pres ça do bëjë Marku.” – tha ajo.