Ish- kryeministri Sali Berisha publikon një foto të një avionit të vogël që sipas informacioneve të tij ishte mbushur me drogë. Ai shkruan se avioni u ngrit nga Tepelena në drejtim të Italisë. “Tepelena përsëri kryeqytet i kanabisit në Europë! Narkoflota çdo ditë transporton mallin drejt Italisë!”, shkruan Berisha.
Mesazhi i mbërritur në adresë të Berishës
“Pershendetje dr denoncoj sapo ska shum qe u nis avjon i vogel me mall drejt Italise nisja nga tepelena,Kete vite parcelat e kanabisit nga krahu i Memaliajt drejte Buzit jane e sa ç’ishin ne vitin 2016”. Nuk duhet mohuar edhe fakti që Berisha herë pas here ka dalë blof me postimet e veta, pasi shpesh këta avionë të vegjël janë përdorur për hedhjen e pesticideve kundër mushkonjave.










