Departamenti i Garave ka përcaktuar datat, oraret dhe stadiumet se ku do të luhen ndeshjet e fazës play-out në kampionatin e Kategorisë së Parë.
Kukësi do të përballet me Bylisin B në stadiumin e Vorës ndërsa Luftëtari do të luajë ndaj Sopotit në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Të dyja ndeshjet do të luhen më 9 maj në ora 16:00.
Ekipet fituese do të luajnë në Kategorinë e Parë edicionin e ardhshëm futbollistik, ndërsa skuadrat humbëse do të luajnë në Kategorinë e Dytë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








