Pas përfundimit të protestës së opozitës vijnë reagimet e para nga mazhoranca. Mes tyre është edhe deputeti socialist i Gjirokastrës, Flamur Golemi. Ai thotë se protesta e sotme e opozitës ishte shuplaka e dytë që ajo mori nga qytetarët pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
“Opozitës nuk i mjaftoi 25 qershori. Sot morën një tjetër shuplakë nga qytetarët që i braktisën në marshimin e tyre të dëshpëruar për të marrë pushtetin me çdo kusht. Duan me patjetër të pengojnë zbatimin e reformës në drejtësi, por kjo s’ka për të ndodhur kurrë. Të paktën nuk na zhgënjyen në një gjë të vetme: Treguan sërish se nuk janë ende një alternativë për të drejtuar Shqipërinë dhe po vazhduan kështu kanë për të mbetur gjithnjë pakicë”, shkruan Golemi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook









