• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti i Gjirokastrës flet për reformën zgjedhore: PS është gati edhe për ndryshimin e sistemit

11/10/2018
Deputeti i Gjirokastrës flet për reformën zgjedhore: PS është gati edhe për ndryshimin e sistemit

Disa nga përfaqësuesit e partive të vogla, që ishin të pranishëm në tryezën e sotme me diplomatë dhe teknicienë të Reformës Zgjedhore, shprehën pakënaqësitë me mënyrën sesi dy partitë e mëdha, jo vetëm PS, e menaxhojnë procesin zgjedhor në dëm të tyre.

A është e mundur dhe si do të veprohet, që ky proces të dëshmojë një vullnet popullor, që i jep gjithsekujt pjesën që i takon, për atë çka voton? Edhe kësaj pyetjeje, bashkëkryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Bledi Çuçi i është përgjigjur në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja.

“Së pari, tryezat për këtë qëllim bëhen, që të ketë edhe mendime kundër. Një përgjigje, edhe pse në fakt ka shumë përgjigje, është në draftin që u prezantua këtë të martë. Është pikërisht depolitizimi i administratës zgjedhore dhe i komisioneve ditën e votimit. Kjo është një çështje që ne e kemi diskutuar në komision, kemi nxjerrë konkluzione në komision, tani ishte faza kur ekspertët, të gjithë këtë material të krijuar prej nesh në komision ta normonin dhe ta kthenin në amendime të Kodit Zgjedhor. Fryma në komision ka qenë pikërisht kjo gjë, gërma është kjo që prezantuam neve sot dhe që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me plotësimin e rekomandimit të OSBE-ODIHR-it”, do të shpjegonte Çuçi.

Ajo që ra në sy në tryezën e sotme, e që u theksua nga Bledi Çuçi, është se shumë prej kryetarëve të partive të vogla vinin për herë të parë në Parlament.

“Partitë e vogla do të kenë gjithmonë kërkesa, janë të mirëpritura. Shumë prej kryetarëve të tyre e kishin për herë të parë që vinin në Parlament, sepse nuk kishin qenë kurrë. Për herë të parë ne i ftuam të debatonin pikërisht për këtë gjë, për të pasur një produkt sa më gjithëpërfshirës, siç rekomandon edhe OSBE-ODIHR. Padyshim që në fund të fundit ky është një draft që mund të përmirësohet, por që patjetër duhet të presë edhe fjalën e opozitës parlamentare për t’u miratuar”, deklaroi Çuçi.

Shqetësimi i opozitës dhe jo vetëm, por edhe i opinionit publik është largimi i njerëzve që kanë një të shkuar kriminale, ose një të shkuar të errët në përfaqësim, qoftë në pushtetin vendor, ashtu dhe në atë qëndror. Rasti është që ne kemi përpara zgjedhjet për pushtetin lokal. Si do të mund të shmanget prania e këtyre njerëzve në këto zgjedhje, me formën e re që tashmë nuk janë drejtpërdrejt ata, por fusin njerëz të tjerë që komandohen prej tyre?

“Siç e thoni edhe ju, ky është vërtet një proces. Një nga mekanizmat ka qenë ligji për dekriminalizimin që kemi miratuar dhe që është një filtër shumë i fortë, gati-gati i paprecedentë në rajon dhe në Europë, sa i përket pastërtisë së figurave të njerëzve që garojnë për institucione dhe organe kushtetuese. Edhe ai, në njëfarë mënyre me ngjyra jokushtetuese, sepse edhe kur ramë në konsensus me opozitën që do t’i shkonim kësaj rruge, megjithëse e ashpër, opozita kërkoi që t’i premtohej se kjo gjë nuk do të shkonte në Gjykatë Kushtetuese, sepse dihej që aty do të rrëzohej. Ne e pranuam pikërisht për hir të kësaj klime, sepse në momente të caktuara, një shoqëri e caktuar mund të vendosë edhe rregulla kaq strikte, por që cënojnë të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të garuar. Ne gjithsesi i shkuam, kështu që ky është një filtër shumë i fortë. Por ky është një proces i tërë dhe unë mendoj se Shqipëria ka evoluar prej vitit ’92. Jemi në një situatë tjetër, edhe sistemi zgjedhor që kemi miratuar në njëfarë mënyre është garanci për këtë gjë”, tha Çuçi.

Sa i përket sistemit zgjedhor, a është shumica parlamentare dakord që t’i ikim këtij sistemi që ka prodhuar njëlloj përfaqësimi jodinjitoz, qoftë në nivel qëndror ashtu dhe në atë lokal?

“Nga njëra anë ne themi që duhet t’u presim rrugën njerëzve që hyjnë me dhunë në jetën publike. Dhuna mund të jetë financiare, fizike apo e çfarëdolloj forme. Ky është një shqetësim i vërtetë dhe unë e ndaj me të gjithë. Ndërsa nga ana tjetër themi që të krijojmë një sistem, që pikërisht iu hap rrugën këtyre elementëve që duan të hyjnë me dhunë në jetën publike shqiptare. Unë mendoj që sistemi proporcional është i mirë. Pavarësisht kësaj, ne jemi të hapur si forcë politike për ta diskutuar edhe ndryshimin e sistemit, por ky është një ndryshim i madh. Gjithashtu të mos harrojmë se nuk ekziston një sistem që mund të zgjidhë të gjitha hallet dhe që mund të garantojë të gjitha përmasat e demokracisë dhe filozofisë së përfaqësimit. Ama, në momente të caktuara ka sisteme të caktuara që përshtaten më mirë me atë moment ku ndodhet shoqëria në fjalë”, deklaroi Çuçi në përfundim të intervistës për “Top Talk”./Tch

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al