Vrasja e minoritarit Konstandinos Kaçifas, aktualisht është në qendër të vëmendjes. Sipas mediave vendase së fundmi deputeti i shumicës qeverisëse, Maximus Charakopoulos, i ka kërkuar Ministrisë që qeveria shqiptare duhet të ndalojë pengimin dhe sqarimin për ekzekutimin e Kacifas. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme e Greqisë, ku në përgjigjen e Dendias thuhet se shteti grek është duke monitoruar nga afër rrethanat e vrasjes së Kaçifas.
Deputeti i partisë në pushtet dhe kryetari i Komisionit të Përhershëm për Administratën Publike, Rendin Publik dërgoi një kërkesë ku shkruhej: Autoritetet shqiptare duhet të ndalojnë pengimin dhe sqarimin e rrethanave të vrasjes së Kacifas. Nuk është e mundur që një vend që kërkon të bashkohet me familjen evropiane të mos marrë parasysh parimet themelore të shtetit të së drejtës. Tirana duhet të kuptojë që procesi i pranimit në BE nuk është i vetëkuptueshëm, por presupozon respektimin e rregullave të respektit absolut të të drejtave të njeriut, si dhe respektimin e të drejtave të Pakicës Kombëtare Greke” shkruante ndër të tjera deputeti.
Përgjigja e Nikos Dendias : “Që nga tetori 2018 jam duke monitoruar nga afër çështjen dhe duke e ngritur atë me partnerët ndërkombëtarë. Ishte e qartë se autoritetet shqiptare kanë vonuar ndjeshëm përfundimin e hetimit për këtë çështje. Ky është një kusht i domosdoshëm për të rivendosur ndjenjën e tronditur, ndërsa do të kontribuojë gjithashtu në përmirësimin e klimës në marrëdhëniet tona dypalëshe me Tiranën. Sqarimi i plotë i kësaj çështje lidhet drejtpërdrejt me funksionimin efektiv të shtetit ligjor në vendin fqinj, i cili është një faktor vendimtar në procesin e tij të pranimit” ishte ky reagimi i ministrisë së Jashtme greke. Konstandinos Kaçifas u ekzekutua dy vite më parë në Bularat në një përplasje me RENEA-n, pasi hapi zjarr kundër efektivëve.
Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.