• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Protestojnë taksistët në Sarandë: Licencat duam t’i trashëgojmë, makinat e hoteleve mos marrin pasagjerë

04/02/2025
Protestojnë taksistët në Sarandë: Licencat duam t’i trashëgojmë, makinat e hoteleve mos marrin pasagjerë

Taksistët e qytetit të Sarandës zhvilluan paraditen e së martës një protestë përpara Bashkisë, duke shprehur pakënaqësinë për çështje të rëndësishme që prekin aktivitetin e tyre dhe vazhdimësinë e punës.

Ata kërkojnë që licencat e taksive të mund të trashëgohen nga familjarët e tyre. Po kështu shtimi i numrit të licencave duhet të bëhet vetëm me miratimin e sindikatës së taksive, në mënyrë që të ruhet ekuilibri i tregut.

Taksisët e Sarandës kërkojnë rikthimin e vendparkimeve, të cilat janë miratuar me vendim të këshillit bashkiak, pasi së fundmi kanë ndryshuar për shkak të rikonstruksioneve rrugore me mozaikë. Shqetësim për ta mbetet konkurrenca e padrejtë nga taksitë e qyteteve të tjera apo automjetet e hoteleve.

“Ne duam që bashkia të mos japë asnjë licence pa miratimin e sindikatës, sepse kemi dëgjuar se do të jepen 40 licenca të reja për automjetet elektrike. Ne s’kemi vende për parkimet, pavarësisht se ka disa vendime të këshillit bashkiak por nuk zbatohen. Ne do vazhdojmë protestat, do shkojmë deri në Kryeministri. Po kështu, këtu në qytet do bllokojmë rrugët, derisa zëri ynë të dëgjohet”-tha një protestues.

“Ne kemi lidhur jetën me këtë punë dhe nuk nxjerrim dot shpenzimet. Ne do vazhdojmë protestat se ka ardhur thika aty ku s’mban më! Asnjëherë bashkia nuk na ka përkrahur. Çdo hotel ka makine private që bën transport të paligjshëm, sepse ne jemi me licencë, paguajmë taksa për këtë shërbim, ata jo”-tha një tjetër.

Ne do vazhdojmë të bllokojmë rrugët. Ka shumë problematika që duhen zgjidhur sepse ne po shkojmë drejt falimentit! Po jepen licenca pa kriter, ne kjo na penalizon sepse licencat duhet të jepen në bazë të numrit të banorëve. Bashkia po na dëmton ne që kemi disa vite që punojmë në këtë shërbim. Na janë hequr vendparkiemt në shëtitore, tek ish-materniteti i vjetër. Ne duam që shteti, policia, bashkia të ndalojë ata që ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të paligjshme”, – u shpreh një tjetër protestues.

Nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh nga autoritetet lokale, taksistët janë të vendosur të përshkallëzojnë protestën ndaj Bashkisë së Sarandës.

Related Posts

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull
Lajme

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull

02/10/2026
Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj
Kryesore

Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj

01/10/2026
Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore
Kryesore

Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore

01/10/2026
Të pathënat e mafies shqiptare në burgjet greke, kush janë të “fortët” që bëjnë ligjin në Korydalo
Kryesore

Përleshje në burgun grek, 6 persona të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë

01/10/2026
Arrestimi i shefes së SHISH, Presidenca pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Hetimet të jenë të pavarura, çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit
Kryesore

Bledi Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish pas auditimit të SHISH!

01/10/2026
“Gërshëra” në DASH/ Nis largimi i mbi 1300 diplomatëve dhe zyrtarëve sipas planit të Presidentit Trump
Kryesore

Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni, emigracioni dhe pasuritë e paligjshme mbeten sfida

01/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ishim me mendje te Finlanda – Balkanweb.com – News24

“Është rival i vështirë, të bën të luash keq”, Maran përpara Finlandës: Duhet të japim 100% në fushë

02/10/2026
Ishim me mendje te Finlanda – Balkanweb.com – News24

Duhet të japim 100% në fushë – Balkanweb.com – News24

02/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al