• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti i Lushnjes: Prezantuat buxhetin e bujqësisë sikur keni ngrenë gazetën “Zëri i Popullit”, nuk mundet që drejtuesit e lindur në Bllok të marrin vendime për bujqërit

15/11/2021
Deputeti i Lushnjes: Prezantuat buxhetin e bujqësisë sikur keni ngrenë gazetën “Zëri i Popullit”, nuk mundet që drejtuesit e lindur në Bllok të marrin vendime për bujqërit

Fermerët e Lushnjës janë mbledhur serish për të protestuar paraditen e kësaj të hëne, pas ndryshimeve fiskale, të cilat ndër të tjera parashikonin edhe heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së.

Protestës së tyre i ka dhënë zë në Kuvend edhe deputeti i PD Saimir Korreshi. Ky i fundit tha se sipas tij nuk mundet që drejtuesit e lindur në Bllok të marrin vendime për bujqërit dhe fermerët që i kanë duart me kallo”. Sipas deputetit prodhuesit dhe eksportuesit kanë dalë në protestë pasi sipas tij po shkojnë drejt falimentit, duke lënë serat e pambjella.

“Sot po diskutohet buxheti dhe u duk sikur ata që prezantuan për pjesën e bujqësisë kishin ngrënë gazetën e zërit të popullit të kohës dhe na flisnit për propagandë dhe atë që u ofroni fermerëve. Sot fermerët e Shqipërisë janë në ditën e tyre më të zezë. Nëse doni të dini si është fermeri hajeni e dëgjoni hallet e tyre në protestë. Nëse ky buxhet do ishte aq i mirë hajde dëgjoni fermerët në protestë, u kanë adresuar disa kërkesa dhe se keni vënë ujin në zjarr. Ju po talleni me bujqërit dhe fermerët shqiptarë. Në Lushnjë produktet bujqësore nuk kanë treg. Nuk mundet që drejtuesit e lindur në bllok të marrin vendime për bujqërit dhe fermerët që i kanë duart me kallo. Duhet të shkoni te serat e tyre të uleni me ta. Sepse jo vetëm që po i lënë serat të pambjella por po largohen nga vendi. Ju thatë se keni parë mirë, një ministre më tha se keni bërë magazina anës rrugës. Ju rroftë kosherja sepse bletët i keni në protestë. S’ka produkte, s’ka treg, s’ka çmim po dalin me humbje. Ju thatë eksportuesit, po ne kemi eksportuesit, opingat, dhe eksportuesit i keni aty sot, sepse të gjithë kanë ngritur zërin sepse ky buxhet i ka vënë tra, tra para magazinave të tyre. Gorica i ka braktisur serat, pjesa më e madhe i ka shitur serat. Në shesh sot ishin grumbullues dhe eksportues në protestë, si do e bëni bujqësinë”, tha Korreshi.

Kërkesat e fermerëve janë:
Subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg
Barazim i TVSH në shitje dhe blerje
Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore
Subvencionim 3 lekë për eksportuesit
Garanci për paget e faturave nga grumbulluesit be

Related Posts

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç
Kryesore

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

20/08/2026
Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit
Kryesore

Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

20/08/2026
Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës
Kryesore

Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës

19/08/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

19/08/2026
I riu shqiptar arrestohet në Mykonos, vajza italiane e denoncoi për përdh*nim
Kryesore

I riu shqiptar arrestohet në Mykonos, vajza italiane e denoncoi për përdh*nim

19/08/2026
Projeksioni i frikshëm i OKB, Shqipëria do të katandiset me 1.1 milionë banorë
Kryesore

Projeksioni i frikshëm i OKB, Shqipëria do të katandiset me 1.1 milionë banorë

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

20/08/2026
Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

20/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al