• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputetit të Gjirokastrës i vjedhin votën në Kuvend, reagon Tavo: Unë s’di gjë për vete, ndodhem jashtë Tiranës

06/07/2018
Deputetit të Gjirokastrës i vjedhin votën në Kuvend, reagon Tavo: Unë s’di gjë për vete, ndodhem jashtë Tiranës

Ligji për teatrin mori 75 vota pro, por pak orë pas votimit LSI ka hedhur akzua të forta pasi sipas saj Vangjel Tavo që rezulton në tabelë të ketë votuar pro ligjit nuk ka qenë fare gjatë seancës së djeshme, madje nuk është fare në Tiranë. I pari ishte kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, i cili kërkoi anulimin menjeëherë të votimit të manipuluar.

Vasili publikoi listën e votuesve, ku duket që midis deputetëve rezulton që pro të ketë votuar edhe Vangjel Tavo. I kontaktuar nga Ora News, deputeti i LSI-së Vangjel Tavo tha se nuk ka qënë i pranishëm në sallë për arsye shëndetësore, madje nuk ndodhet fare në Tiranë.

Tavo sqaron se kartat e deputetëve rrinë mbi tavolinë dhe ai nuk ka dijeni se kush mund të ketë votuar në emër të tij.

Tavo:”Nuk kam qenë në seancë dje për arsye shëndetësore. Nuk jam fare në Tiranë. Nuk e kam idenë çfarë ndodhi. Kartat e deputetëve qëndrojnë gjithmonë në tavolinat e tyre në Kuvend”.

Për kreun e grupit të LSI-së, ky është një manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda sallës së Kuvendit nga po ata që vodhën votat në 25 qershor. Në seancën e një dite më parë, ligji për teatrin u miratua me 75 vota pro. Në votim nuk mori pjesë Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili la seancën pak minuta para votimit. Vota apo jo e Tavos, ligji do të quhej i miratuar edhe me 74 vota pasi miratohet me shumicë të thjeshtë.

Related Posts

Pritet vendimi për Saimir Tahirin
Kryesore

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson
Kryesore

Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson

29/10/2026
Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!
Kryesore

Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!

29/10/2026
Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali
Kryesore

Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali

29/10/2026
Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja

29/10/2026
Kryesore

Drejtoria e Burgjeve reagon për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

29/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Pritet vendimi për Saimir Tahirin

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al