• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputetja e Gjirokastrës tallet me ministren Balluku: Traktoristja e transportit doli si heroinë, këtë herë nuk e zuri halli tek Nusreti, por tek një borëpastruese për të xhiruar serinë e radhës të serialit të mashtrimit

15/02/2021

Deputetja Fatjona Dhimitri ka hedhur akuza ndaj qeverisë se nuk e ke menaxhuar sic duhet situatën e shkaktuar nga moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura dëbore.

Ajo e cilësoi “traktoriste”, ministren e transportit Belinda Balluku pasi foli nga borëpastruesja në lidhje me masat që ishin marrë për pastrimin e rrugëve. Deklarata e Dhimitrit nxiti reagimin e menjëhershëm të Mimi Kodhelit, e cila e këshillloi që të ketë respekt për mënyrën si i etiketon njerëzit.

Ndërsa Balluku e sqaroi se foli nga borëpastruesja pasi ishte e pamundur që të fliste nga rruga sepse kishte zhurmë.

Fatjona Dhimitri: Është e turpshme të bëjmë fushata luksi kur në këto netë të acarta janë bllokuar automjete e pushtetarët e rilindjes nuk paskan kripë të zezë për rrugët. Kur edhe ajo kripë bëhet me duart e punëtorëve që kërcënohen me bukën e gojës që të votojnë për partinë në pushtet.

Ju vidhni pa ju brejtur ndërgjegjia sepse nuk keni një të tillë. Traktoristja e transportit doli si heroinë, këtë herë nuk e zuri halli tek Nusreti, por tek një borëpastruese për të xhiruar serinë e radhës të serialit të mashtrimit.

Mimi Kodheli: Unë e këshilloj zonjën deputete që të na i kursejë patetizmat. Si bashkëkryetare e aleancës së grave, përmenden dy emra në diskutimin e saj në mënyrën më ofenduese të mundshme, e këshilloj deputeten që të dijë të ketë respect për gratë, koleget, për veten për shkak të mënyrës se si etiketon njerëz. Ne shpresojmë që këto aleancat e ndihmojnë nga pak përmirësimin e gjuhës së kolegeve dhe kolegëve në këtë sallë, kemi bërë përparime, por kuptoj nga biseda patetike e koleges vajzë se për fat të keq kemi akoma punë për të bërë.

Belindi Balluku: Unë nuk do konsumoja kohën për t’iu përgjigjur një personi, i cili supozohet se ishte kundër propagandës. Zonja deputete, traktoristi duhet të jetë nder, mos e përdorni për sharje sepse ka shumë traktoristë që punojnë e mbajnë familjen me bukë dhe ato traktoristët, zetoristët apo shoferët e borëpastruesve bënë të mundur që të përballohej një situatë ekstreme. Por në detyrat e deputetit është që të dilni në zonë dhe të mbështesni njerëzit, sic kam parë Taulantin futur në ujë e borë këto ditë.

Nuk e di nëse këto ditë keni dalë në terren apo ke bërë këtë fjalim pasionant. Është mirë të shikoni si funksionon gjatë një situatë të tillë, si bora vazhdon dhe bie pasi është moment aktiv i motit ekstrem. Nuk e di çfarë specialiteti keni ju që flisni se si mbahen rrugët hapur. Komunikimi që ishte i nevojshëm për tu bërë nuk bëhej nga rruga, ndaj u futa në borëpastruese. Nuk e di nëse jeni të mërzitur se u duk që borëpastrueset ishin në terren ndërsa ju thonit që nuk ka punëtorë në terren, por si u hapën këto rrugë, apo ju me imagjinatën tuaj duke sharë e mallkuar para televizorit e duke thënë si njerëzit të bëhen vrasës në ditët më të këqija.

Për cilën pandemi flet ti, si është menaxhuar dhe çfarë ke bërë ti përveç se ke sharë e mallkuar? Cili shqiptar ka dyshime se si ne kemi përballuar tërmetin? Hap internetin dhe shiko çfarë ndodh në Akuila, njerëzit jetojnë akoma në kontejnerë, ndërsa ne po bëjmë shtëpitë pa i marrë kontribut qytetarëve. Mirë që nuk ndihmoni e kontribuoni, por të paktën kontribuoni në qetësi.

Related Posts

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping
Kryesore

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë
Kryesore

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

13/11/2026
Vrasja e tifozit grek, i riu kroat arrestohet në Kakavijë
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj arrestohet në Kakavijë

13/11/2026
Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027
Kryesore

Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027

13/11/2026
Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra

13/11/2026
Sarandë, tregu plot, por s’ka kush t’i blejë (VIDEO)
Kryesore

Ligji i varfërisë: Pse shqiptarët shpenzojnë 3 herë më shumë se europianët për ushqim

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit botëror

Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit botëror

13/11/2026
Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al