• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputetja e Sarandës: Burg deri në 5 vjet kush godet gazetarët në Shqipëri

14/02/2023
‘Butrinti me koncension’/ Ina Zhupa: Kushtetuesja e ka legjitimuar kërkesën e 36 deputetëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka propozuar disa ndryshime në Kodin Penal për të sanksionuar dënime më të rënda për personat që kanosin dhe godasin gazetarët kur ata janë në krye të detyrës.

Sipas këtij propozimi, në nenin 237 të Kodit Penal, “Goditjet per shkak te detyres”, thuhet se kur kjo ndodh ndaj një gazetari, dënimi për autorin duhet të jetë deri në pesë vite burgim.

“Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit apo punjonjësit të mediave, për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në tekstin e projektligjit.

Rritje e dënimit parashikohet edhe për kanosjen për shkak të detyrës për gazetarët. “Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit apo punonjësit të mediave, për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet”.

Sipas deputetes demokrate “problematika e lirisë së mediave në Shqipëri vijon të mbetet shqetësuese. Vitet e fundit ka pasur mjaft gazetarë që janë larguar në vendet perëndimore duke kërkuar atje azil, sikundër nuk kanë munguar as rastet e dhunës, presioneve dhe kanosjeve për shkak të detyrës të kryer ndaj gazetarëve.

Në kushtet kur legjislacioni penal aktual nuk ka parashikuar për gazetaret dhe punonjësit e mediave asnjë lloj mbrojtje tjetër nga ajo e qytetareve të zakonshëm të vendit, si dhe në kushtet kur rastet e presioneve, kanosjes apo dhunës fizike ndaj gazetarëve për shkak të detyrës janë shtuar ndjeshëm, jemi të bindur se kjo nismë vjen në kohë. Nëpërmjet kësaj nisme, nuk po kërkohet asgjë më tepër sesa të barazohet niveli i mbrojtjes.”

Related Posts

Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026
30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator
Kryesore

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

21/07/2026
Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike
Kryesore

Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike

21/07/2026
Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro
Kryesore

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

21/07/2026
Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari
Kryesore

Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari

21/07/2026
Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit
Kryesore

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit

20/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U përplas me spanjollët, “problematiku” Paredes mesazh tifozëve argjentinas: Krenar me ju, ringrihemi

U përplas me spanjollët, “problematiku” Paredes mesazh tifozëve argjentinas: Krenar me ju, ringrihemi

21/07/2026
Manajn e “qajnë” edhe në Turqi, trajneri i Sivasspor “kryqëzon gishtat”: Shpresojmë të rikthehet në “play-off”

Manaj bind drejtuesit, lider për sezonin e ri

21/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al