I kthyer në një nga emrat më të lakuar në Turqi, Ernest Muçi e sheh veten papritur jashtë planeve të trajnerit për sfidën e radhës në Conference League, atë kundër CSKA Sofia. Pavarësisht se Muçi u aktivizua titullar dhe 90-minuta në kampionat, trajneri i Trabzonspor vendosi të mos e përfshijë sulmuesin kuqezi në listën e lojtarëve të gatshëm për transfertën bullgare.
Ky vendim i papritur vjen në një moment kur emri i Muçit po lakohet fuqishëm në Itali si një opsion gjatë janarit për dy ekipet e kryeqytetit, Roma dhe Lazio.
Mediat italiane kanë zbuluar së fundmi, se Roma kishte dërguar përfaqësues në Turqi për të ndjekur nga pranë Muçin në takimin kundër Eyupspor. Risia në këtë pikë, gjithnjë sipas mediave italiane, është përfshirja edhe e Lazios në këtë garë për të siguruar kartonin e Muçit. Gattuso kërkon përforcime gjatë janarit në mënyrë që t’i shkojë deri në fund këtij sezoni në Serie A ku synojnë minimalisht prezencën në Champions League.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







